SHBA dhe Gjermania reagojnë ndaj Lavrov: Nuk ka komplot, duam Maqedoni të...

SHBA dhe Gjermania reagojnë ndaj Lavrov: Nuk ka komplot, duam Maqedoni të qëndrueshme

51
0
Shares

Ambasada Amerikane dhe ajo e Gjermanisë reaguan reaguna sot pasdite, duke theksuar se spekulimet për ndryshim të kufijve, janë të papërgjegjshme. Ky reagim vjen pak ditë pas deklaratës së ministrit të jashtëm rus, Lavrov, i cili aludoi se BE-ja po përzihet në Maqedoni, me synimin e ndarjes së Maqedonisë mes Bullgarisë dhe Shqipërisë. Nga ambasada amerikane theksonin se “akuzat për komplot në destabilizim e situatës së Maqedonisë, janë absurde. SHBA dëshiron një Maqedoni të qëndrueshme dhe paqësore, në kuadër të qëllimit tonë për një Evropë të integruar, të lirë dhe në paqe. Qytetarët e Maqedonisë dhe liderët politikë duan që kjo qeveri të jetë anëtarë e BE-së dhe NATO-s, duke konsideruar se ajo është rruga më e mirë për pavarësi si dhe prosperitet të Maqedonisë. Edhe ne, pajtohemi plotësisht me këtë”- theksohej në reagimin e ambasadës amerikane. Po ashtu, në reagimin e ambasadës së Gjermanisë, theksohej se “ajo dhe partnerët e saj në BE pranojnë integritetin territorial të Maqedonisë. Kufijtë e Ballkanit Perëndimor janë vendosur, ndërkohë që spekulimet për ndryshim të vijave kufitare janë të papërgjegjshme dhe mund të paraqesin fillimin e konflikteve të reja të dhunshme. Pas ngjarjeve të dhunshme në Kumanovë, ndoqëm unitetin e qytetarëve nga të gjitha komunitetet etnike. Edhe më tej, iu bëjmë thirrje të gjitha palëve për qetësi, në mënyrë që raportet mes komuniteteve etnike të mos tensionohen. Gjermania ndan interesin e pakontestueshëm për stabilitet të qëndrueshëm, liri, siguri, dhe prosperitet në rajon, me qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor”- theksohej në reagimin e ambasadës së Gjermanisë. alsatm

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY