Gerard Depardieu: E pëlqej shumë Vladimir Putinin

Gerard Depardieu: E pëlqej shumë Vladimir Putinin

60
0
Shares

Gerard Depardieu, aktori francez që ka marrë nënshtetësinë ruse, ka thënë në Festivalin e Filmit në Kanë se ai “e pëlqen shumë” presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Ai i ka bërë këto komente sot, pasi ka prezantuar filmin e tij “Valley of Love”.
I pyetur për pikëpamjet e tij rreth konfliktit në Ukrainë, ai ka thënë: “Unë jam si çdonjëri, mendoj se konfliktet janë një gjë e tmerrshme”.
“E njoh mirë Putinin dhe e pëlqej shumë. Udhëtoj shpesh në Bashkimin Sovjetik, mendoj në Rusi”, ka shtuar Depardieu, duke shkaktuar të qeshura në konferencën për media.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY