Shkon në 10 miliardë! Çfarë borxhi

Shkon në 10 miliardë! Çfarë borxhi

68
0
Shares

1.2 miliardë dollarë parashikohen t’i jepen Shqipërisë nga Banka Botërore deri në vitin 2019. Bordi ekzekutiv i Bankës Botërore ka miratuar programin e partneritetit me Shqipërinë për periudhën katërvjecare. Kjo është shuma më e madhe e financimit që Shqipëria ka marrë ndonjëherë për një periudhë kaq të shkurtër dhe e barabartë me financimet e BE-së në Shqipëri për 25 vite. Financimi është një kredi me interesa të buta, por pavarësisht shkallës së interesave, kjo vlerë do të shtohet progresivisht në borxhin publik të Shqipërisë i cili aktualisht është në nivelin prej 73%. Qeveria ende nuk e ka deklaruar vlerën e interesit.
Qeveria parashikon të nisë zvogëlimin e borxhit që nga viti 2016 e në vijim, por vetëm financimi i parashikuar nga BB e shton këtë borxh për vitin e ardhshëm të paktën me 2%. Ndërkohë ministria e Financave po përgaditet për blerjen e një eurobondi në vlerën minimale prej 300 milionë eurosh por që mund të shkojë edhe 500 milioën euro. Përgjatë viteve 2013-2015 qeveria ka marrë gati 1 miliardë dollarë borxhe duke e ngritur nivelin e borxhit publik me të paktën 8% që kur ka ardhur në pushtet.
Miniinistri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj ka qënë entusiast për kredinë dhe e konsideron atë si një vleresim të bankës për arritjet e qeverisë në reforma.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY