ARTAN FUGA/Liri për studentin, jo “kazerma” universitare!

ARTAN FUGA/Liri për studentin, jo “kazerma” universitare!

58
0
Shares

Ne kërkojmë një universitet modern dhe të reformuar me të vërtetë, jo një “kazermë” ku studentit t’i imponohen vendimet e burokracisë.
Një universitet që në qendër të ketë studentin :
a. Qysh në gjimnaz, nxënësi t’i zgjedhë vetë lëndët që do të zhvillojë në funksion të fakultetit që do të ndjeki.
b. Studenti në universitet, në një masë jo më pak se 50 % të lëndëve t’i zgjedhë vetë.
c. Studenti të ketë të drejtë që në universitet të ketë mundësi të ndjeki studime për të marrë së pak dy
diploma të ndryshme.
d. Studenti të ndjek leksionet e pedagogut që dëshëron vetë pavarësisht fakultetit se ku ndodhet lënda dhe pedagogu. Rregjistrim pranë pedagogut, jo pranë fakultetit.
e. Pedagogu nuk mund të vendosi notat që dëshëron duke pasur pushtet autoritar edhe si dhënës dijesh, edhe vlerësues dijesh, dhe vlerësues i vetvetes. Notat e pedagogut do të vlerësohen nga komisione provimesh kombëtare.
f. Cilësia e një universiteti nuk mund të matet me numur pllakash të shtruara, me numur wc, me numur komputerash të prishur, me numur titujsh profesorësh, por me cilësinë e dijeve që jep, e që ka metoda për t’i matur, jo dinakëri për t’i anashkaluar.
g. Studenti të ketë të drejtë që bashkë me diplomën të marrë edhe një dokument që i jep të drejtë të punojë në mënyrë të pavarur në një grup profesionesh të caktuara, e jo t’i japin një copë kartë si tani që nuk i hyn në punë as dreqit.
Ne luftojmë për këto e të tjera.
Nëse doni t’ju gënjejnë sikurse deritani, rrini në gjumë dhe dremisni e gromësisni, se jetën tuaj jeni duke humbur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY