Deklarata e Athinës e padenjë, gjuha e Metaksait

Deklarata e Athinës e padenjë, gjuha e Metaksait

59
0
Shares

PDIU e konsideron të padenjë deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, pas zgjedhjes së Idrizit, nënkryetar parlamenti. “Në prononcimin e zyrtarit të lartë grek ka dy lloj pohimesh, thuhet në deklaratë. Në lidhje me cilësimet politike, ne do donim të thonim se programi i PDIU-së, pozicionimet e saj politike nuk kanë kurrfarë «perceptimi irredentist, të lidhur direkt me të kaluarën e tmerrshme fashiste dhe naziste të Europës.
Koha e kaluar të cilit Kutras i referohet, na sjell ndërmend një fashist të madh e të vetdeklaruar, ish kryeministrin grek Metaksai, i cili e miratoi pushtimin e Shqipërisë, por që e pësoi vetë për shkak të dritëshkurtësisë politike të tij. Këto përkufizime të zyrtarit grek, na kujtojnë sigurisht bashkëpunëtorët e fashizmit dhe nazizmit, në të dy vendet dhe kombet tona, të cilët historia i ka dënuar megjithëse jo njëlloj. E vërteta është se një numër shumë i madh i shqiptarëve të Çamërisë kanë luftuar dhe derdhur gjakun e tyre krah më krah me grekët, kombet bashkëluftuese kundër nazizmit dhe fashizmit, duke formuar plot dy batalione kundër okupatorit, një numër i madh për popullsinë e tyre. Figurat emblematike të partisë greke në pushtet si Manolis Glezos, etj., kanë luftuar krah më krah me luftëtarët e batalionit “Çamëria” dhe për më tepër të batalionit “Ali Demi”, pjesë e EAM.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY