Pas kërcënimit me SMS, blindohen masat e sigurisë ndaj ministrit Saimir Tahiri...

Pas kërcënimit me SMS, blindohen masat e sigurisë ndaj ministrit Saimir Tahiri dhe familjes së tij

58
0
Shares

Merret në mbrojtje ministri I Brendshëm dhe famila e tij. Pas SMS-së kërcënuese që në datën 9 maj ka mbërritur në celularin e Saimir Tahirit, burime të Policisë së Shtetit bëjnë të ditur se është marrrë në mbrojtje ministri. Efektivë të reparteve special të policisë, mësohet se kanë marrë në mbrojtje, ministrin, bashkëshorten, djalin dhe prindërit e tij.
Pritet që edhe Prokuroria e Përgjithshme të vlerësojë kërcënimin dhe të vendosë për masat e sigurisë ndaj ministrit.
Një masë e tillë, mësohet se do të jetë për ministrin Tahiri dhe familjen e tij do të jetë pa një afat të përcaktuar, edhe pasi të lërë detyrën.
Një ditë më parë, u mësua se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka marrë mesazhe kërcënuese në telefonin e tij. Dyshohet se SMS-ja kërcënuese është dërguar nga Vladimir Gjuta, personi i shumëkërkuar, i akuzuar edhe si organizator i bombave në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm dhe tek stacioni i autobusit ku parkonte makinën Bashkim Tahiri në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
Burimet policore bëjnë me dije se, SMS-ja që ka mbërritur në telefonin e ministrit më datë 9 maj kishte tekstin “Nëse merresh me familjen Gjuta, do ta pësosh”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY