FOTO/ “The Blues Brothers” në atdheun e Belushit, sot në Tiranë, nesër...

FOTO/ “The Blues Brothers” në atdheun e Belushit, sot në Tiranë, nesër koncert te Pallati Kongreseve

129
0
Shares

Sot në Tiranë mbërrijnë “The Blues Brothers”, ndërsa nesër në mbrëmje do të kenë një koncert në Pallatin e Kongreseve në orën 20.00. Shumëkush e mban mend dyshen e famshme John Belushi dhe Dan Aykroyd te filmi-hit “Blues Brothers”, por ka edhe nga ata që mund të mos e dinë se aktorët e njohur patën krijuar që në vitet ‘80 bandën e tyre muzikore me mbi 10 anëtarë. I ndjeri John Belushi ishte shqiptar, dhe në fakt ishte ai që e krijoi “The Blues Brothers”.
bb2Mbase muzika ‘blues’ mund të mos jetë sot në tendencat e kohës, megjithatë ky band ka ende shumë ndjekës, që janë lidhur që herët me këngët e shndërruara në hite si: “Everbody needs somebody”, “Sweet Home Chicago”. Koncerti i tyre lajmërohet edhe në faqen zyrtare të grupit. Dje ata kanë qenë në koncert në Barcelonë, ndërsa në datën 28 maj do të jenë në Milano. Sot grupi njihet më së shumti me emrin “The Original Blues Brothers Band”. Grupi u ‘formua’ më 1976-ën.
bbPas vdekjes së John Belushit më 1982-shin, “The Blues Brothers” vijuan të performojnë në skena, duke pasur ndryshime të këngëtarëve dhe anëtarëve të bandit. Ata marrin pjesë rregullisht në festivale muzike nëpër botë. Më 1 prill 2004, 22 vjet pas vdekjes së tij, Belushi u nderua me një yll në “Hollywood Walk of Fame”, pas një presioni 10-vjeçar të James Belushit dhe Judith Belushi Pisano.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY