Po Elhaida, cfarë mendon për konkurimin mbrëmë?

Po Elhaida, cfarë mendon për konkurimin mbrëmë?

50
0
Shares

Renditja e Elhaida Danit në Eurovizion ka zhgënjyer shumëkënd. Nuk dimë nëse është zhgënjyer në të njëjtën masë këngëtarja apo stafi që përgaditi këngën, ekspertët e muzikës që janë pranë saj. Deri tani nga grupi i “I’m alive” ka folur vetëm Martin Leka, drejtori i Përgjithshëm I TVSH, sponsori i këngëtares dhe këngës. Elhaida ka pasur problem në provën e parë. Ato probleme nuk u morën seriozisht nga stafi dhe u konsideruan emocionale, por edhe në provën e natës së fundit përformanca e Elhaides edhe pse përmirësuar mjaft nga tre ditë më parë nuk ishte në parametrat maksimalë.
Elhaida është një këngëtare shumë e mirë e testuar në Itali. Por në moshën e saj vlerësimi që jepet në skena prestigjioze si Voice of Italia, duhet të vijohet me qëndrueshmëri në vocal, prava pafund, përformim në stil dhe bashkëpunim me kompozitorë, poetë, orkestrues të talentuar. Kushdo e ka ndjekur Elhaidën tek koncerti i Jessie J. në Tiranë në nëtorin e vitit të kaluar, e ka konstatuar pa mundim se ende Elhaida nuk është në kapacitetet e vokalit të këngëtares së madhe. Kjo nuk do të thotë se ajo nuk do të arrijë atje. Por tani për tani ajo ka eksperiencën e vokalit të vecantë, deri diku edhe stil. Është e mjaftueshme për një rrugë të gjatë dhe të suksesshme që arrihet vetëm me mund.
Ne të gjithë kemi prirjen të zëvëndësojmë mbështetjen me talentin, me suksesin. Por nuk janë njësoj. Mbështetja e shqiptarëve kudo janë ka qënë përfekte, por e pamjaftueshme. Qoftë edhe për faktin se auditori është tjetër dhe jo vetëm ne. Të gjitha llogaritë e pikëve, inatet që gjejmë mes tyre, nuk na japin dot përgjigje se pse Elhaida doli larg perceptimit tonë. Mbetet vetëm ta pranojmë kështu sic është derisa ekspertët e këngës të na thonë se ku ishte problemi, dhe pikërisht ata që përbënin edhe ekipin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY