Irlanda voton pro martesës së homoseksualëve

Irlanda voton pro martesës së homoseksualëve

49
0
Shares

Irlanda ka votuar “Pro” për martesën e homoseksualëve, duke u bërë vendi i parë që shprehet për këtë cështje përmes një referendum popullor.
“Po” ka fituar me 62 për qind, ndërsa 38 për qind votuan kundër në një pjesëmarrje në votime 60.5 për qind.
Homoseksualiteti ka qënë i paligjshëm në Irlandë deri në vitin 1993, një vend ku kisha katolike ka ushtruar një kontroll të fortë mbi shoqërinë. Por ndikimi I saj është dobësuar në dekadat e fundit për shkak të një seri skandalesh nga klerikët.
Një institute në Irlandë që bëri fushatë kundër lejimit të martesave brenda të njëjtës gjini, përgëzoi rezultatin por I kërkoi qeverisë të respektojë shqetësimet për “lirinë e fesë dhe lirisë së ndërgjegjes”.
Vetëm 17 shtete, nga 193 në OKB, lejojnë çiftet e gjinisë së njëjtë të martohen, përfshirë disa vende anëtare te BE, si Belgjika, Danimarka, Franca, Spanja dhe Britania e Madhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY