“Rama po shemb lejet e tij të dyshimta”

“Rama po shemb lejet e tij të dyshimta”

102
0
Shares

Pas shembjes së ndërtesës tek Ekonomiku ka reaguar PD duke bërë publike lejen e ndërtimit të saj, firmosur nga Edi Rama kur ka qënë kryetar bashkie. “Dje, si kryebashkiak, Rama dha lejen e ndërtimit. Sot si kryeministër, ai i dëmshpërbleu me paratë e qytetareve. Dhe përsëri, përdori po paratë e taksave tona për ta shpërthyer e hedhur në tokë ndërtesën.

leja e ndërtimit e firmosur nga rama (4)
Ja ku është këtu leja e ndërtimit e firmosur nga vetë Edi Rama.
Kush do ta pastrojë këtë katrahurë? Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë dëm të lejuar, të zhvilluar e së fundmi të prishur nga vetë Edi Rama.A do të mbajë ai përgjegjësi për lejet e dyshimta që vetë ka dhënë, e që sot i hedh në erë me tritol?
Ndërsa ish-kryeministri Berisha ka postuar në fb llogaritje e dëmit si dhe të dhëna që lidhen me lejet e Ramës kur ishte kryetar bashkie. “Ne fushaten e tij te betonizimit te Tiranes, nder te tjera Rama ka dhene 10 leje ndertimi ne oborret e shkollave te Tiranes, ka betonizuar 85% te te gjithe siperfaqes se gjelber te kryeqytetit duke e zvogeluar ate nga 4 m2 per fryme ne 0.85 m2 per fryme. Ai zhduku rreth 98 terrene sportive, nga 106 qe ishin kane mbetur vetem 8. Hedhja ne ere sot e nderteses me leje te Edi Rames do u kushtoje takspaguesve shqiptare se paku 5 milion euro shpenzimet dhe fitimi i munguar i disa dekadave per pronarin”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY