Ministria e Bujqësisë dhe Autoritet i Kontrollit të Ushqimit, që drejtohen me telefon nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta urdhëruan mbylljen e fabrikës së miellit të zotit Ismaili, pa asnjë arsye dhe në kundërshtim të plotë me rregullat dhe procedurat ligjore, denoncoi sot deputeti i PD-së, Astrit Patozi.
Një grup kontrolli nga AKU zbarkoi në fabrikë të shtunën, ndërkohë që vendimi arbitrar u mor një ditë më pas, papritur edhe afatet më minimale që të verifikoheshin rezultatet e analizave. Të gjithë ne e dimë se adminisrata shtetërore e ka pushim të shtunën dhe të dielën, por kjo me sa duket nuk vlen për horrat e LSI-së në qeveri, të cilët punojnë në mënyrën e tyre, me bllok në dorë.
Duhet të theksoj se kryetari aktual i bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili ushtron një aktivitet të ligjshëm biznesi, që nga viti 1992 dhe asnjëherë më parë nuk ka pasur probleme te tilla me autoritetet. Ndërkohë fabrika e miellit, që u pezullua me urdhër politik, është hapur që në vitin 2012 dhe nuk ka pasur deri tani as shqetësimin më të vogël. Goditja e biznesit të zotit Ismaili vjen pas një vale presioni mbi të gjitha sipërmarrjet private që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e bashkisë së Vorës dhe pas trysnisë që po ushtrojnë forcat e policisë dhe elemente kriminale mbi aktivistet e Partisë Demokratike.
Po ashtu, i kujtojmë Ilir Metës dhe çdo shërbëtori të verbër të tij që ta harrojnë se me këto forma të ulëta dhe ordinere do të arrijnë qëllimet e tyre në Vorë, tha ndër të tjera deputeti Patozi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/