Ministri i Brendshëm grek: Greqia nuk mund ta paguajë borxhin

Ministri i Brendshëm grek: Greqia nuk mund ta paguajë borxhin

54
0
Shares

Greqia nuk mund të bëjë pagesën e borxhit te Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) muajin e ardhshëm, në rast se nuk arrin një marrëveshje me kreditorët, ka pohuar ministria i saj i brendshëm të dielën, duke bërë deklaratën më të drejtpërdrejtë nga Athina rreth mundësisë që ajo të falimentojë në rast se bisedimet dështojnë.
Duke qenë e përjashtuar nga tregjet ed obligacioneve dhe me ndihmën që i është bllokuar, Athina po zbraz arkën e shtetit me qëllim që të përmbushë detyrimet për pagimin e obligacioneve dhe të paguajë pagat e pensionet.
Pas katër muajsh bisedimesh me partnerët e eurozonës dhe FMN-në, qeveria e majtë ende po përpiqet ët arrijë një marrëveshje, që mund të sigurojë disbursimin e një ndihme deri në 7.2 miliardë euro dhe do të shmangnin falimentimin.
“Katër pagesat për FMN-në në qershor janë 1.6 miliardë euro. Këto para nuk do të jepen dhe nuk janë aty që të jepen,” tha ministri i brendshëm Nikos Voutsis për televizionin greke Mega.
I pyetur rreth shqetësimit mbi një ngjarje krediti në rast se Athina nuk arrin të bëjë pagesën, ai tha: “Ne nuk po e kërkojmë këtë, nuk e duam këtë, nuk është në strategjinë tonë. Gjërat janë maturuar për një marrëveshje logjike.”
“Ne po diskutojmë, bazuar në optimizmin tonë të përmbajtur, se do të ketë një marrëveshje të fortë (me huadhënësit) në mënyrë që vendi të jetë në gjendje të marrë frymë. Ky është basti ynë,” tha Voutsis.
Më parë, qeveria e Athinës kishte pohuar se ishte në rrezik që të mbetej pa para së shpejti, në rast se nuk do të arrihej një marrëveshje, por ka ngulur këmbë se ende planifikonte të bënte të gjitha pagesat.
Qeveria është nën presion që të bjerë dakord për më shumë shkurtime dhe reforma në mënyrë që të sigurojë fondet, por kundërshton mënyrat, për të cilat ajo thotë se e përkeqësojnë situatën, duke penguar rimëkëmbjen nga një prej recesioneve më të këqija në kohët moderne.
Voutsis tha se qeveria ishte e vendosur të luftonte kundër strategjisë së “asfiksimit” të huadhënësve.
“Kjo politikë e masave të rrepta të tejskajshme dhe papunësisë në Greqi duhet të goditet. Ne nuk do t’i shmangemi kësaj lufte.”
Kryeministri grek Alexis Tsipras that ë shtunën se qeveria ishte në fazën finale të një marrëveshjeje, por nuk do të pranonte kushte poshtëruese.
Ministri i financave Yanis Varoufakis tha se Greqia kishte bërë përpjekje të mëdha që të arrinte një marrëveshje me kreditorët për të shmangur falimentimin, por tani u përket institucioneve të bëjnë punën e tyre.
“Ne i kemi takuar ata në tre të katërtat e rrugës, ata duhet të na takojnë ne në një të katërtën,” tha ai për BBC të dielën.
Varoufakis tha se do të ishte katastrofike në rase se Greqia do ta linte euron, duke parashikuar se ky do të ishte fillimi i fundit të projektit të monedhës së përbashkët.
Ai tha se gjatë katër muajve të fundit Athina ia doli të paguante pagat e sektorit publik, pensionet dhe detyrimet ndaj FMN, duke tërhequr 14% të prodhimit kombëtar dhe duke pasur një ecuri shumë të mirë për një ekonomi që nuk ka akses në tregjet e parave.
“Në një pikë ne nuk do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë dhe në një farë pike ne pa dyshim do të na duhet ta bëjmë këtë zgjedhje, që asnjë ministër i financave nuk do të donte ndonjëherë ta bënte,” tha Varoufakis.

(Reuters)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY