BE: Tensionet në Ballkan nuk i shërbejnë fqinjësisë së mirë dhe integrimit...

BE: Tensionet në Ballkan nuk i shërbejnë fqinjësisë së mirë dhe integrimit në BE

53
0
Shares

Bashkimi Evropian konsideron, se tensionet në Ballkanin Perëndimor nuk i shërbejnë fqinjësisë së mirë dhe integrimit të këtyre vendeve në familjen e madhe europiane.
Në përgjigje të pyetjes për notën verbale të Tiranës zyrtare ndaj qeverisë greke lidhur me kërkimet për naftë në detin Jon dhe Greqinë e Veriut, zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç është shprehur, “ BE-ja nxit normalizimin plotë të marrëdhënieve në kuadër të anëtarësimit në BE. Bashkëpunimi rajonal është i një rëndësie të madhe për Ballkanin Perëndimor dhe kërkojmë nga autoritetet të vazhdojnë në rrugën e dialogut dhe mirëbesimit. Ne shpresojmë se bashkëpunimi rajonal do të vazhdojë i papenguar. Ne kujtojmë rëndësinë e bashkëpunimin rajonal dhe inkurajojmë autoritetet që të intensifikojnë përpjekjet drejt këtij qëllimi, duke përfshirë masat për ndërtimin e besimit dhe dialogut”.
Ky reagim është përcjellë në tê përditshme europiane “Euroactiv” pas tensioneve mes Tiranës dhe Athinës për notën verbale që Ministria e Jashtme Shqiptare i drejtoi qeverisë greke për vënien në dispozicion të hartave për kërkimet për naftë në ujërat e Jonit dhe zonat e Janinës.
Shtypi grek, duke iu referuar burimeve diplomatike, e quajti këtë një përpjekje të qeverisë shqiptare për të promovuar pretendimet e saj territoriale ndaj Greqisë dhe idenë e Shqipërisë së Madhe. Temperaturat janë ngritur edhe më shumë pas zgjedhjes së Shpëtim Idrizit si Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, për të cilin Athina zyrtare reagoi duke thënë se caktimi në këtë post i një personi me qasje irredentiste, nuk i shërben perspektivës europiane të Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY