FOTO/ Vjedhja e NBG Bank e planifikuar tre ditë para, shuma e...

FOTO/ Vjedhja e NBG Bank e planifikuar tre ditë para, shuma e vjedhur 8.5 milionë lekë

461
0
Shares

Tre të arrestuarit si të dyshuar për vjedhjen e degës së NBG Bank, te rruga e Kavajës, disa ditë më parë, janë paraqitur sot, për masën e sigurisë në gjykatë.
grebitesi nbg bankProkuroria, ka bërë të ditur në seancën gjyqësore se tre të arrestuarit, Kristi Sulollari, Kristi Kajo dhe Rei Cenolli, e kishin planifikuar grabitjen tre ditë para realizimit të saj. Po ashtu, prokuroria ka bërë të ditur në seancën e caktimit të masës së sigurisë, se shuma e grabitur nga tre të dyshuarit, është 847 mijë lekë (të reja).
grebitesi nbg bank 2Në përfundim të prezantimit të provave, prokuroria kërkoi si masë sigurie, “Arrest në burg” për tre të arrestuarit.
Gjykata u shpreh dakord me kërkesën e prokurorisë, duke vendosur të lërë në “burg pa afat” tre ët arrestuarit e dyshuar.
Tre personat e akuzuar si grabitës të bankës në “Rrugën e Kavajës” në kryeqytet, do të qëndrojnë në burg deri në fund të hetimeve. Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Kristi Kajo, Rei Cenollin dhe Kristi Sulollari, të cilët dyshohet se morën 8.5 milionë lekë të vjetra nga banka.
Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë, ata e pranuan akuzën dhe u shprehën të penduar për veprimin, duke kërkuar një masë më të butë. Avokatët thanë se grabitja nuk është bërë me armë, por me pistoletë çakmak.
parateDy ditë më parë, Policia e Tiranës zbardhi  grabitjen e ndodhur në filialin e NBG Banke në “Rrugën e Kavajës” në kryeqytet duke vënë në pranga tre autorë të dyshuar, të tre 19-vjeçarë.
Jo vetëm kaq, por Sektori kundër krimeve të rënda, sektori i Operacioneve Speciale, Komisariati i Policisë nr. 1 , në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë të mundur finalizimin me sukses operacioni policor i koduar “YARIS”, si dhe arrestimin e tre të dyshuarve
Zbardhja e ngjarjes nga policia u bë për shkak të makinës, me të cilën lëviznin grabitësit. Kristi Sulollari, i cili punonte si kamarier, solli me një makinë tip “Toyota Jaris” dy shokët e tij, vetëm disa metra larg bankës.
grabitesit-e-nbg-bank-800x402Identifikimi i dy grabitësve, Kajo dhe Cenolli, u bë nga ngjashmëritë fizike, ndërkohë që të rinjtë janë regjistruar nga kamerat e disa bizneseve në rrugicat që lidhin “Rrugën e Kavajës” me rrugën “Myslym Shyri”, deri kur hipën në të njëjtin automjet që i solli te banka.
Policia arrestoi Kristi Kajon në shtëpinë e gjyshërve të tij në Rrugën “Irfan Tomini”, Rei Cenollit iu vendosën prangat në Voskopojë, në shtëpinë e xhaxhait të tij, ndërsa Kristi Sulollari u arrestua në vendin e tij të punës.

Të arrestuarit
1- Kristi Sulollari, 19 vjeç
2- Kristi Kajo,  19 vjeç
3- Rei Cenolli, 19 vjeç

Provat e sekuestruara
6.879.000 lekë të vjetra,
3  aparate celulare,
një kapele e përdorur në ngjarje
si dhe mjeti “Toyota Yaris” me targe AA 861 LD që u përdor në ngjarje për të sjellë dhe larguar autorët.

Për më shumë mund të lexoni edhe …
/web/Arrestohet_kamerieri_i_Tajwani_it_vodhi_me_dy_shoke_NBG_Bank_tre_dite_me_pare_2545_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY