FOTO/ Kriza, shqiptarët gjejnë zgjidhjen, zëvendësojnë mishin me brumëra

FOTO/ Kriza, shqiptarët gjejnë zgjidhjen, zëvendësojnë mishin me brumëra

64
0
Shares

Kriza po e bën pjesën më të madhe të familjeve shqiptare të bëjnë hapa prapa në drejtim të konsumit, duke ju rikthyer brumërave, teksa konsumojnë më pak mish. Ndjeshëm bien dhe blerjet e produkteve jo të domosdoshme, si pijet alkoolike.
importet-pergatitjet-prej-drithraveKur u rritën çmimet e ushqimeve në botë në vitin 2008, ndryshimi i tendencës së konsumit në vendet në zhvillim u cilësua gjerësisht një nga “fajtorët” kryesore. Vendet relativisht të varfra, sidomos ato aziatike, teksa po shihnin rritje të mirëqenies filluan të konsumonin më shumë mish, çka rriti kërkesën për ushqimet e kafshëve, duke shkaktuar një efekt zinxhir.
Në të njëjtën gjatësi vale, familjet shqiptare rritën konsumin e mishit duke reduktuar disi përdorimin e brumërave. Por kjo tendencë është kthyer mbrapsht dy vitet e fundit, duke reflektuar ndryshimin e sjelljes si rrjedhojë e ngadalësimit të ndjeshëm të ekonomisë pas vitit 2008, çoi në një krizë konsumi.
importet-mishTë dhënat e INSTAT e konfirmojnë këtë tendencë. Importet e mishit kanë rënë në vitin 2013-2014, duke zbritur me 13 % vitin e kaluar në raport me kulmin e arritur në 2012. Në të kundërt, janë rritur importet e brumërave, me 11.5 % për të njëjtën periudhë.
Ndërsa mungojnë të dhënat për prodhimin vendas, përfaqësues të tregut konfirmojnë të njëjtën tendencë si me importet.
Me ushqimet, që zënë gati 40 për të shpenzimeve totale të një familjeje në një muaj, konsumatorët shqiptarë orientohen gjithnjë e më shumë nga produktet me çmimin më të lirë dhe ato zëvendësuese. Ndërkohë mësohet se ka rënë edhe konsumi për fruta, perime nga rritja e çmimit të tyre në treg.
importet-pije-alkolikeTë dhënat e tregtisë tregojnë për një rënie të ndjeshme me 17 % të importit të pijeve alkoolike në 2014-n. Përfaqësues të kompanive më të mëdha të distribucionit në vend e pranojnë këtë rënie, që sipas tyre vjen nga kriza e konsumit. Si një produkt jo i domosdoshëm, konsumatorët janë të gatshëm të heqin dorë apo të reduktojnë konsumin. Tendenca ndihet dhe në baret e natës, ku frekuentuesit mund të shtyjnë gjithë mbrëmjen me një pije alkoolike, ndryshe nga më parë, kur porositë ishin mesatarisht tre-katër pije.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY