Vuçiç: Unë dhe Rama e dimë kush e ngriti dronin në Beograd

Vuçiç: Unë dhe Rama e dimë kush e ngriti dronin në Beograd

65
0
Shares

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se hapja e kapitujve të parë të negociatave me BE-në për anëtarësim të Serbisë në BE varet ekskluzivisht nga mbarëvajtja e dialogut të Kosovës me Serbinë, raporton “B92”. Vuçiç është ndalur edhe te raportet me Shqipërinë, duke u shprehur se të dy vendet synojnë integrimin evropian.
Vuçic u shpreh se Serbia është pro marrëdhënieve të mira me shqiptarët, duke theksuar se Beogradi nuk do të ndërhyjë në çështje që përkeqësojnë raportet në rajon.
Kreu i Qeverisë serbe i është rikthyer ngjarjes së tetorit në Beograd, ku u ngrit droni me flamurin e “Shqipërisë së madhe” mbi stadium, duke u shprehur se “Droni me ‘Shqipërinë e Madhe’, ishte i organizuar politikisht. Edhe unë dhe Edi Rrama e dimë se kush e ngriti dronin”.
Sa i takon dialogut me Kosovën, duket se Serbia përkundër faktit që negociatat i ka rrugë të domosdoshme për anëtarësim me BE-në, nuk ka treguar ndonjë përkushtim të madh në zbatimin e marrëveshjeve që deri tash janë arritur në Bruksel, transmeton “Indeksonline”.
“Kam dëgjuar politikanë që thonë se hapja e kapitujve për anëtarësim varet nga plan-aksionet për kapitujt 23 dhe 24. Më duhet të them se këta njerëz nuk e kanë idenë se çfarë flasin. Kjo çështje varet nga Asociacioni i Komunave Serbe, energjia dhe telekomunikimi, aty për aty, nga dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. Nuk ka tjetër kusht”, ka thënë Vuçiç.
I pyetur se kur do të mbahet një raund i bisedimeve dedikuar komunave serbe në Kosovë, Vuçiç ka thënë se është kërkuar që ky proces të fillojë në javën e parë të korrikut, por meqë ato ditë kryeministri Aleksandër Vuçiç do të vizitojë SHBA-të, ai ka thënë se do të përpiqet që ta kryej vizitën e tij sa më shpejtë atje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY