Tanket ruse nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në Europë

Tanket ruse nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në Europë

49
0
Shares

Tanket nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në Evropë, është shprehur me tone humori zëvendëskryeministri rus, Dmitri Rogozine duke theksuar se nuk ndjehej i prekur nga sanksionet perëndimore që e pengojnë të shkojë në Evropë apo SHBA.
“Kam qeshur gjithmonë me këtë çështje. Ata nuk na japin viza, ata kanë ndërmarrë sanksione kundër nesh. Por tanket nuk kanë nevojë për viza”,  theksoi ai me tone humori gjatë një emisioni  të transmetuar dje në mbrëmje në stacionin publik rus ”Rossia 1”.
Zëvendësministri i ngarkuar me Mbrojtjen dhe sektorin hapësinor, Dmitri Rogozine është i njohur për deklaratat e tij provokuese dhe kritikat e herë pas hershme ndaj Perëndimit.
Konflikti në Ukrainë dhe roli i dyshuar i forcave ruse në Ukrainë, hedhur poshtë nga Moska, ka ngjallur shqetësime në vendet balltike ku kujtimi i aneksimit nga Ushtria e Kuqe në vitin 1939 mbetet ende gjallë.
Disa dhjetëra personalitete ruse dhe ukrainase pro-ruse mes të cilëve, Dmitri Rogozine janë prekur nga ngrirja e të ardhurave dhe ndalimi i vizave për të udhëtuar në Bashkimin Evropian dhe në SHBA, në përgjigje të aneksimit në muajin mars 2014 të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY