Shkodër, vrau gjyshen pasi e grabiti, gjykata lë në burg mbesën

Shkodër, vrau gjyshen pasi e grabiti, gjykata lë në burg mbesën

52
0
Shares

Xhoana Hila do të qëndrojë në burg. Gjykata e Shkallës së Parë e Shkodrës vendosi për 32-vjeçaren “arrest me burg” në seancën e sotme të masës së sigurisë.
Xhoana Hila ishte rritur nga gjyshja e saj, por edhe kishte siguruar strehë, pasi ajo u divrocua dhe mbeti në mes të rrugëve.

Mbesa
Pas vdekjes së 82 vjeçares Angje Hila nga Shkodra, e cila u mbyt gjatë një grabitjeje në banesën e saj më 25 shkurt të këtij viti, fshihet mbesa e saj dhe i dashuri i kësaj të fundit.
Ky fakt është pohuar nga policia e Shkodrës e cila njoftoi se lidhur me këtë ngjarje është ndaluar 32-vjeçarja, Xhoana Hila, banuese në Tiranë dhe i dashuri i kësaj të fundit 27-vjeçari Erando Qatipi.
Edhe gjykata provoi sot se ajo akuzohet se në bashkëpunim me të dashurin e saj Erando Qatipi, mbyti gjyshen e saj  Anxhe Hilen pasi ajo pikasi grabitjen në banesën e saj. Xhoana Hila në fillim e sulmoi duke i marrë frymën 82 vjeçares me jastëk, me pas e mbyti me duart në fyt. 

Krimi
Xhoana Hila, përpara hetuesve ka rrëfyer ngjarjen e rëndë që u finalizua me vdekjen e të moshuarës. Ajo ka pohuar se vrasjen e ka kryer i dashuri i saj. Ndër të tjera ajo ka shtuar e së bashku me të dashurin po vidhnin disa bizhuteri në shtëpinë e gjyshes në Shkodër por kjo e fundit i ka pikasur.
Pas kësaj 27-vjeçari Erando Qatipi, e ka mbytur me jastëk të moshuarën Angje Hila.
Ka qenë një nga djemtë e viktimës që pas ngjarjes ka denoncuar në polici humbjen e disa bizhuterive, ndërsa deri më tani 27-vjeçari Erando Qatipi nuk ka pranuar të ketë kryer vrasjen e të moshuarës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY