Hyrja në universitete, rikthehet mesatarja në shkollat e mesme

Hyrja në universitete, rikthehet mesatarja në shkollat e mesme

45
0
Shares

Viti akademik 2015 do të rikthejë mesataren për hyrjen në universitetet publike dhe private. Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla, gjatë diskutimeve mbi projektligjin e Arsimit të Lartë në Komisionin Parlamentar të Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik, tha se do të jetë Këshilli i Ministrave që do të caktojë pragun, për ata që mund të ndjekin universitetin.
Lënia e kopetencave për dhënien dhe njohjen e titujve akademikë universiteteve, ka ngjallur debat në Komision. Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, u shpreh kundër fuqizimit të rolit të dekanatit në ligj.
Kredia studentore, autonomia financiare dhe përzgjedhja e drejtuesit të bordit të akreditimit, ishin tre pika risi të ligjit, të cilat morën më shumë vëmendje gjatë diskutimit.
“Ligji për arsimin e lartë nuk është një reformë e partisë politike”, deklaroi ministrja duke shtuar se është produkt i një procesi unik dhe larg interesave politike dhe se kryefjalë të vetme ka cilësinë.
Ligji që ka ngjallur mjaft debate në mesin e akademikëve, por edhe vetë studentëve pritet ti nënshtrohet ndryshimeve të reja. Kundërshtarët e ligjit, thonë se drafti i qeverisë favorizon universitetit private dhe parashikon rritje të tarifave për studentët e universiteteve publike.
Sipas pedagogëve, universitetet kthehen në fondacione dhe paratë që i takojnë institucioneve publike i shpërndahen privatit, ndërsa diplomat njehsohen.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka theksuar se ky ligj vlerëson mundimin e studentëve dhe prindërve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY