Balla mbyll komisionin hetimor për CEZ, cfarë rekomandoi për Shkelzen Berishën

Balla mbyll komisionin hetimor për CEZ, cfarë rekomandoi për Shkelzen Berishën

51
0
Shares

Komisioni Balla për CEZ ka mbyllur sot punimet dhe pas 13 muajsh hetim ka dhënë një rekomandim për hetim ndaj Shkelzen Berishës për mosdhënie dëshmie.

Komisioni Balla u ngrit për të shqyrtuar cështjen e privatizimit dhe përgjatë zhvillimit të tij kishte qëllim të manipulonte opinionin duke përfshirë edhe emrin e djalit të ish-Kryeministrit në cështjen e privatizimit.

Një dëshmitar i mazhorancës tentoi në dëshminë e tij implikimin e djalit të ish-Kryeministrit Berisha në bisedimet e privatizimit të CEZ por më pas ai u pendua gjatë një procesi gjyqësor në Gykatën e Tiranës kua ai akuzohej për shpifje. Deputeti Balla u përpoq gjithë kohën të përdorte komisionin për të goditur në publik Shkelzen Berishën pasi më herët kishte humbur në gjykatë cështje gjyqësore për akuza ndaj tij.

Shkelzen Berisha u paraqit ne komisionin Balla për të dëshmuar disa herë duke vënë si kusht largimin e Ballës si kryetar komisioni për shkak të konfliktit të interesit. Balla kishte pasur cështje gjyqësore me Berishën dhe i kishte humbur ato ndërkohë që nuk kishte kryer dënimin e Gjykatës.

Ndërsa në anën tjetër vijoi për disa muaj edhe komisioni hetimor për marrëveshjen e qeverisë Rama me CEZ ku ndër të tjera u dokumentua konflikti i interesit e Avokates së Shtetit në momentin nënshkrimit të marrëveshjes që i falte kompanisë ceke 400 milionë euro.

Komisioni Balla do të mbahet mend si komisioni që prodhoi gossip gjithë kohën ndërsa nuk solli asnjë të re rreth akuzave që u ngritën në fillim të funksionimit të tij.

Deputetët e mazhorancës votuan raportin e paraqitur nga deputeti Balla një javë më parë ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në mbledhje.

Në raportin e prezantuar nga kryetari Taulant Balla, përgjegjësia sipas tij për dëmin ndaj shtetit të 450 mln eurove bie ndaj kryeministrit të saj kohe Sali Berisha, ministrit Genc Ruli dhe zëvëndësministrit Enno Bozdo.

Në raport deputeti socialist theksonte se VKM-të e firmosura nga qeveria e asaj periudhe kanë fovorizuar kompaninë fituese.

Ndërsa privatizimi është bërë pa asnjë inventarizim dhe qëllimisht është ulur vlera e aseteve të shoqërisë shtetërore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY