6 denoncimet e Lulzim Bashës tek Glover

6 denoncimet e Lulzim Bashës tek Glover

54
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot kryesuesen e misionit të vëshgimit të zgjedhjeve në Shqipëri, zonjën Audry Glover, dhe ndau me të shqetësimin për një sërë zhvillimesh e ngjarjesh që po cënojnë e po vënë në rrezik standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme, njofton PD nëpërmjet një deklarate për shtyp.
Z. Basha theksoi:
1.dyshja Rama-Meta ka nisur të ngrejë skemën e manipulimit të votave, duke u bërë presion të hapur drejtorëve te administratës publike, për të blerë votat dhe për të marrë vota me çdo mënyrë.
2. dhunë e ushtruar ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratke gjatë tubimeve elektorale si në rastin e Durrësit, ku militantët e PS dhunuan anëtarë të PD-së, rastin e Ersekës ku u tentua të goditet kryetari i opozitës, rastin e Malësisë së Madhe, ku pas takimit elektoral, policia ushtroi kontrolle ndaj simpatizantëve të PD-së, dhunën policiore ndaj simpatizantëve të Partisë Demokratike në Vorë dhe presionin e hapur që I bëhet kandidatit të Partisë Demokratike. 3. dhuna policore dhe presioni ndaj disa kandidatëve janë një shembull i keq i përdorimit politik nga qeveria të Policisë së Shtetit me përpjekjen për të shantazhuar mbështetësit e opozitës.
4. përmes presioneve ndaj KQZ, mazhoranca përpiqet të eleminojë në tryezë kandidatin e opozitës për Kurbinin duke mos lejuar regjistrimin e tij.
5. janë shumë shqetësuese tentativat për manipulimin e listave zgjedhore të konstatuara në Durrës, ku janë vendosur fiktivizht qindra qytetarë në lista, edhe pse vendbanimi i tyre nuk është në këtë zonë zgjedhore.
6. është e dënueshme dhe e papranueshme gjuha fyese e kryeministrit ndaj kandidatëve të opozitës, dhe presioni e kërcënimet që ai u bën qytetarëve kur thotë se do të bllokojë fondet nëse nuk votojnë kandidatët e tij.
Zonja Glover mbajti shënim rastet konkrete të paraqitura nga z.Basha dhe u angazhua për monitorim të thellë e serioz të situatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY