FOTO/ Armando Duka përfshihet në fushatën e opozitës

FOTO/ Armando Duka përfshihet në fushatën e opozitës

98
0
Shares

Partia Republikane çeli sonte fushatën në Durrës. Në takimin e cceljes së fushatës ra në sy pjesëmasrja edhe e Armando Dukës, kreut të FSHF-së, dhe vëllait të deputetit Agron Duka.
Në celjen e fushatës, PR sot në Durrës garantoi mbështetje për dy kandidatët e Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit dhe atë të Shijakut.
d1I pranishëm në ceremoninë e çeljes ë fushatës nga PR kreu i Partise Demokratike Lulëzim Basha i cilësoi kandidatët e djathtë persona të punës dhe dinjitetit. Ai u shpreh se vota në 21 qershor do jetë votë për të ndalur të keqen e qeverisjes oligarkike të dyshes Rama-Meta.
Ai ftoi qytetarët që në 21 qershor të ndëshkojnë me votë qeverinë që nuk mbajti premtimet.
Lideri i PD-së deklaroi se me votën e 21 qershorit qeveria do të pranojë platformën e opozitës ose në të kundërt do të largohet. Basha tha se është gati të shtrij dorën e bashkëpunimit.
d3Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e ka quajtur që tani kandidaten e opozitës për Durrësin, kryetare të Bashkisë. Në fjalën e tij në çeljen e fushatës së republikanëve, Mediu deklaroi se 21 qershori duhet të konsiderohet si një ditë e shpresës kundër thyerjes së besimit që ka sjellë dyshja Rama-Meta. Kreu i PR-së theksoi se ka ardhur koha që shqiptarët ti thonë jo pushtetit të marrëzisë.
Kreu i PR-së tha se pavarësisht kush është kryeministër, pas fitores së bashkive do të bashkëpunohet me qeverinë, pasi sipas tij më shumë vlejnë qytetarët.
d5Në çelje të aktivitetit të mbajtur me këtë rast, deputeti Agron Duka tha se qyteti i Durrësit ka nevojë për bijë dhe bija që të punojnë për të. Duka e ka quajtur kreun aktual të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon, i cili rikandidon për këtë post, “beton”.
Sipas tij, programi i saj është ambicioz, konkret dhe i realizueshëm.
d4Vetë Grida Duma, kandidatja e opozitës për Durrësin tha se qytetarët e kanë të vështirë të besojnë sot, pasi në 25 vite demokraci e vërteta që i është thënë qytetarit ka shkuar keq. Ajo tha se sot banorët e Durrësit janë dhjetëfishuar në shpresa dhe po u rikthehet besimi.
Kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, Redi Saraçi vlerësoi Partinë Republikane si një aleate të rëndësishme dhe deputetin Duka, i cili sipas tij i ka qëndruar afër komunitetit. Saraçi tha se sot duhet të punojmë për ti dhënë fund një modeli qeverisjeje që ka dëmtuar shqiptarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY