Gjykata Ndërkombëtare faturë 3 miliardë lekëshe për pronat, qeveria ankohet te FMN-ja

Gjykata Ndërkombëtare faturë 3 miliardë lekëshe për pronat, qeveria ankohet te FMN-ja

56
0
Shares

Kaosi i pazgjidhur i pronave në Shqipëri duket se po gjen zgjidhje rast pas rasti në Strasburg. Por dosjet e pronarëve në gjykatën ndërkombëtare, vetëm këtë vit rrezikojnë t’i kthehen buxhetit të shtetit me një faturë plot 3 miliardë lekë.
Shifra është zbuluar nga letra që qeveria i dërgon Fondit Monetar Ndërkombëtar ku ankohet për situatën. Letra që mban firmën e Ministrave Shkëlqim Cani, Arben Ahmetaj, si dhe atë të Guvernatorit Genti Sejko, thekson se kompensimi total i pronarëve kërkon 3 miliardë lekë për 2015 nga 1.1 miliardë lekë që ishin në 2014.
Nisur nga kjo situatë, Qeveria është vënë në përpjekje për të gjetur zgjidhje. Në letrën drejtuar FMN shkruhet se një grup ndërinstitucional pune i kryesuar nga Zëvendeskryeministri ka nisur punën për hartimin e një plani masash për zgjidhjen e çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave, e cila do të finalizojë një strategji të re të kthimit dhe kompensimit të pronës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY