Nishani: “Kumanova”, ngjarje e izoluar, të mos kthehet në konflikt të paqenë...

Nishani: “Kumanova”, ngjarje e izoluar, të mos kthehet në konflikt të paqenë ndëretnik

53
0
Shares

Presidenti Bujar Nishani, duke folur paraditen e së martës në punimet e SEECP, u ndal në ngjarjet në Kumanovë ku kërkoi hetim të plotë të ngjarjes dhe bëri thirrje për frenimin e menjëhershëm të përpjekjeve për ta shndërruar këtë episode të paqartë, gjithsesi të izoluar në një burim konflikti të paqenë  ndëretnik. “Ngjarjet e fundit në Kumanovë na dëshmuan dhe një herë për brishtësinë e stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Me këtë rast dua të përcjell ngushëllimet për humbjet tragjike e jetëve në Kumanovë dhe duke dënuar dhunën se kriza që ka përfshirë Maqedoninë nuk duhet lejuar të përshkallëzohet më tej. Pritshmëria jonë legjitime është që të ketë një hetim të plotë dhe të shpejtë për këtë ngjarje që ka tronditur jo vetëm për  Kumanovën dhe qytetarët e saj të pafajshëm por të gjithë rajonin dhe partnerët tanë ndërkombëtar”, u shpreh Nishani.
Presidenti bëri apel për shmangien e përshkallëzimit të situatës.
“Të ndalen përpjekjet për ta kthyer këtë ngjarje të izoluar në një konflikt të paqenë ndëretnik. Bëj thirrje gjithashtu për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal”, ka deklaruar Nishani.
Në këtë drejtim, kreu i shtetit ka përshëndetur konferencën e Berlinit, që shënoi sipas tij rritjen e bashkëpunimit në projekte rajonale, si dhe ka vlerësuar marrëveshjet e nënshkruara mes ministrave të Jashtëm të rajonit.
Më tej Nishani ka prekur edhe çështjen e integrimit evropian, duke theksuar se Shqipëria mbetet e angazhuar në përmbushjen e rekomandimeve të parashikuara në kuadër të këtij procesi.
“Shqipëria mbetet e përqendruar për anëtarësimin ne BE. Vendi po punon për plotësimin e kritereve të kërkuara. Shpresoj që edhe Evropa do të vazhdojë të ndjekë politikën e zgjerimit”, ka thënë Nishani.
Kreu i shtetit shqiptar vuri theksin në bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë të cilat jo vetëm garantojnë paqen dhe stabilitetin në rajon, por gjithashtu, “jemi të ndërgjegjshëm se janë parakusht për integrimin e të gjithë vendeve të rajonit në BE.”
Nishani vuri theksin në realizimin e projekteve të  përbashkëta rajonale infrastrukturore dhe energjetike
“Bashkëpunimi rajonal nuk mund të jetë i plotë pa një zhvillim të qëndrueshëm e bashkëpunim të mirë ekonomik. Për këtë arsye është e nevojshme që projektet e përbashkëta infrastrukturore dhe energjetike, por edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë të jenë në fokus të bashkëpunimit tonë të ardhshëm.  Sigurisht që për këtë është i domosdoshëm bashkëpunimi me BE-në dhe vendet e BE-së”, u shpreh Presidenti.
Krerët e shteteve të rajonit  takohen sot në Tiranë në kuadër të Samitit të Krereve te Shteteve dhe Qeverive te Procesit te Bashkëpunimit të Vendeve te Europës Juglindore (SEECP).
Për herë të parë Kosova e përfaqësuar nga presidentja Jahjaga merr pjesë me të drejta të plotë në këtë samit dhe presidenti Nishani i uroi mirëseardhjen.
Do jenë dy sesione të këtij samiti që do të mbahen gjatë ditës së sotme. Pas përfundimit pritet të ketë edhe një deklaratë për shtyp. Këtij samiti i parapriu edhe ai i ministrave të Jashtëm të vendeve të Europës Juglindore, ku u arrit që Kosova të anëtarësohet me të drejta të plota.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY