Këmbët mbi flamur, shqiptarët kërcënojnë fituesin suedez të Eurosong, këngëtari i “Heroes”,...

Këmbët mbi flamur, shqiptarët kërcënojnë fituesin suedez të Eurosong, këngëtari i “Heroes”, fshin foton nga interneti

65
0
Shares

Këngëtari suedez, fitues i Eurosong, Mans Zemerlow, ka postuar atë që ai mendonte se ishte një foto e pafajshme.
Megjithatë, disa shqiptarë i vunë  në dukje se ajo ishte një përdhosje e flamurit shqiptar, duke vendosur këmbët mbi atë.
Jo vetëm kaq, por shqiptarët filluan ta bombardojnë Zelmerlow, këngëtarin e  “Heroes”, deri edhe me kërcënime me vdekje dhe fyerje. Ata thanë se ai kishte fyer vendin e tyre.
Njëri shkruante, “Në qoftë se do isha afër, do të vrisja”.
Një tjetër shtoi, “Vafsh në ferr”.
Dhe një e tretë komentoi, “Nëse është me qëllim apo jo, nuk ka rëndësi, kjo është mungesë respekti që të vendosni këmbët tuaja mbi flamur. Shumë, kanë derdhur gjakun e tyre për atë flamur “.
Si rezultat i kësaj, këngëtari tërhoqi foton nga llogaria e tij zyrtare Instagram. Ai ka refuzuar të komentojë mbi atë, por pretendon se ishte një “gabim i pafajshëm” dhe se ai nuk kishte për qëllim të ofendojë ish-vendin e bllokut Lindor.
Policia suedeze tani po heton kërcënimet që i janë bërë atij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY