Itali, plagosi rumunin, postonte foto me kallashnikov në “Facebook”

Itali, plagosi rumunin, postonte foto me kallashnikov në “Facebook”

98
0
Shares

Drejtësia italiane dënoi me 6 vjet burg shqiptarin 31-vjecar Emanuel Demaj, në akuzë për plagosjen e një rumuni.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja për të cilën u dënua shqiptari daton në 8 janar të 2013 dhe ndodhi pas një sherri në një lokal, që përfundoi në përdorimin e armës.
Rumuni përfundoi në spital, ndërkohë që pas kësaj rezultoi se dosja e shqiptarit ishte plot me vepra penale.
Ai u etiketua jo vetëm për një seri aktesh kriminale, por edhe sepse në profilin e tij në “Facebook” kishte postuar foto me dy kallashnikovë në dorë. Ai rezultonte i arrestuar në Francë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që në makinë iu gjetën 2 kg flori dhe bizhuteri.
Në vitin 2011 ai ishte viktimë e një sulmi me armë, nga i cili mbeti i plagosur.
Shqiptari sipas medias italiane akuzohet se ishte kreu i një bande grabitësish. Në vitin 2012 kjo bandë kreu së paku tre grabitje, të cilat janë të dokumentuara nga policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY