Vuçiç bllokon për dy ditë qarkullimin në Tiranë, blindohet ambasada serbe

Vuçiç bllokon për dy ditë qarkullimin në Tiranë, blindohet ambasada serbe

64
0
Shares

Në kuadër të vizitës dy ditore të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç e gjithë policia e Tiranës është vënë në gatishmëri të plotë. Me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit është hartuar një plan masash me detyra konkrete, për secilin sektor të policisë.
Si pjesë e këtyre masave, nesër, nga ora 10:00 do të ketë kufizim deri në bllokim të hyrjes për në autostradën Tiranë-Durrës. Do të ketë bllokim të aksit Rinas – Qafë Kashari. Mbikalimi i Kamzës – Rruga e Durrësit – Sheshi Skënderbej – Bulevardi Dëshmorët e Kombit – Sheshi Nënë Tereza.
Kryeministri serb mbërrin në Rinas në orën 11:00. Çdo mjet që do të gjendet në rrugë kalimin e delegacionit do të konsiderohet i rrezikshëm dhe do bëhet bllokimi i tij me karrotrec.
Këshillohen qytetarët të evitojnë lëvizjen me mjete, të përdorin shërbimin publik dhe motoçikleta. Plan masash konkret do të ketë specifikisht për ambasadën serbe e cila do të “blindohet” nga shërbime policore të rendit.
Nuk do të lejohet asnjë mjet i parkuar pranë ambasadës serbe që nga mbrëmja e sotme dhe rrugët lidhëse me ambasadën. Duke filluar nga sot në orën 23:59 nuk do të lejohet asnjë parkim në aksin rrugor: Rinas – Qafë Kashar – Sheshi Shqiponja – Rruga Dritan Hoxha (në të dyja senset) – Rruga e Durrësit – Sheshi Skënderbej – Bulevardi Dëshmorët e Kombit – Rruga Ismail Qemali (nga TVSH në drejtim të Liceut) – Rruga e Elbasanit deri te Pallati i Brigadave.
Të angazhuar do të jenë në terren dhe shërbimet inteligjente si dhe drejtoria e antiterrorit në policinë e Shteti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY