Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Anketimi i BB, korrupsioni shqetësimi i parë i shqiptarëve

26/05/2015
Anketimi i BB, korrupsioni shqetësimi i parë i shqiptarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Korrupsioni, reformat në sektorin publik dhe sistemi i drejtësisë renditen si shqetësimet kryesore te shqiptarëve në një anketim që ka bërë Banka Botërore, në kuadër të hartimit të marrëveshjes së re me Shqipërinë.
Grupi i BB bëri një survejim në formën e një anketimi për të kuptuar më mirë nga palët e interesuara në Shqipëri për pikëpamjet e tyre në lidhje me ambientin e përgjithshëm në Shqipëri dhe qëndrimet e tyre të përgjithshme ndaj Grupit të Bankës Botërore në Shqipëri. Gjithashtu në fokus ishin edhe perceptimet e rolit të ardhshëm të Grupit të Bankës Botërore.
Korrupsioni doli si shqetësimi kryesor nga të gjitha grupet e interesit. Rezultatet nxorën se 33 për qind e të anketuarve kërkojnë që Banka të ketë në fokus në marrëveshjen në vijim luftën ndaj korrupsionit, 31 për qind kërkuan reformat në sektorin publik dhe 30 për qind kërkojnë të përmirësohet sistemi i drejtësisë në vend.
Sektorët e tjerë jetikë si arsimi, shëndetësia, punësimi janë shqetësimet tjera të shoqërisë shqiptare që zënë një vend të rëndësishëm në survejimin që Banka ka bërë.
monitor_pergjimet_bbNë prill-maj 2014 aktorët që punojnë me Grupin e Bankës Botërore në Shqipëri, u ftuan të japin opinionet e tyre. Pjesëmarrësit në studim ishin nga zyra e Presidentit; zyra e Kryeministrit; Zyrat e ministrive; Kuvendit, departamente në ministritë dhe agjencitë e zbatimit; konsulentët dhe kontraktorët që punojnë në Bankën Botërore etj, organizatat e sektorit privat; fondacionet private; sektori financiar, bankat private; OJQ-të; etj.
Të anketuarit u pyetën në lidhje me: çështjet e përgjithshme me të cilat përballet Shqipëria; qëndrimet e tyre të përgjithshme në drejtim të Grupi i Bankës Botërore; efektivitetin, rezultatet e BB dhe pritshmëritë.
Duke marrë në konsideratë edhe këtë survejim javën që shkoi, Bordi Ekzekutiv i Grupit të Bankës Botërore aprovoi Kuadrin e Partneritetit me Vendin (KPV) për Shqipërinë për vitet 2015-2019, i cili propozon një program huadhënieje prej deri në 1.2 miliard dollarësh përgjatë një periudhe pesëvjeçare dhe që synon mbështetjen e aspiratave të Shqipërisë për rritje të drejtë dhe integrim në Bashkimin Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali, mesazh alegorik në rrjete sociale për hijet që mbeten pas

Spiropali, mesazh alegorik në rrjete sociale për hijet që mbeten pas

29/03/2026
Noka nga kryesia e Kuvendit: Grupi parlamentar i PD i bashkuar. Nuk ka bashkëpunim me dy pengjet e qeverisë

Noka akuzon Ramën: Shqiptarët janë kthyer në “turistë ditorë” për të blerë ushqime e ilaçe jashtë vendit

29/03/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

29/03/2026
TIRANË/ E zënë me arnë në dorë e fishekët në xhep

TIRANË/ E zënë me arnë në dorë e fishekët në xhep

29/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali, mesazh alegorik në rrjete sociale për hijet që mbeten pas

Spiropali, mesazh alegorik në rrjete sociale për hijet që mbeten pas

29/03/2026
Noka nga kryesia e Kuvendit: Grupi parlamentar i PD i bashkuar. Nuk ka bashkëpunim me dy pengjet e qeverisë

Noka akuzon Ramën: Shqiptarët janë kthyer në “turistë ditorë” për të blerë ushqime e ilaçe jashtë vendit

29/03/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

29/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.