FOTO/ Siguria e kryeministrit Vuçiç, të angazhuara 600 gardistë, qenë dhe pajisje...

FOTO/ Siguria e kryeministrit Vuçiç, të angazhuara 600 gardistë, qenë dhe pajisje antieksploziv

149
0
Shares

Siguria e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç, për dy ditët e qëndrimit të tij në Tiranë, do të jetë vetëm detyrë dhe përgjegjësi e Gardës shqiptare të Republikës.. Do të jenë rreth 600 efektivë të Gardës së Republikës, të cilat nën masa të rrepta sigurie, do të sigurojnë me qenë antieksplozivë e forca sigurie, Aeroportin e Rinasit, rrugëkalimet e kryeministrit serb dhe eskortës së tij, urat dhe mbikalimet.
snajpPjesë e masave janë edhe kapja dhe sigurimi i lartësive nga snajperat.
Që prej ditë së sotme forcat e sigurisë kanë marrë “nën kontroll” edhe Hotel “Sheraton”, me shërbim sigurie 24 orësh.
Eskorta shoqëruese e kryeministrit Vuçiç, do të jetë e nivelit të parë, me makinë të blinduar dhe pajisje speciale që bllokojnë shpërthimet e mundshme me telekomandë, në distancë.
grdNë këtë operacion sigurie, Garda e Republikës do të bashkëpunojë me SHISH dhe Policinë e Shtetit.
Policia e Shtetit do të jetë e angazhuar vetëm në menaxhimin dhe në sigurimin e qarkullimit rrugor të kryeministrit serb dhe eskortës së tij.
Nga ana e Serbisë, nuk do të ketë forca sigurie të angazhuara, përveçse tre shoqëruesve, truprojave të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç.

Për më shumë mund të lexoni edhe …
/web/Vucic_bllokon_per_dy_dite_qarkullimin_ne_Tirane_blindohet_ambasada_serbe_2642_1.php

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY