Në Kavajë zbulohet parajsa, për 12 ditë shtohen 595 banorë… gati për...

Në Kavajë zbulohet parajsa, për 12 ditë shtohen 595 banorë… gati për të votuar

122
0
Shares

Nga 40 – 50 transferime në muaj, për 12 ditë janë shtuar edhe 595 banorë të rinj në terrtorin e bashkisë së Kavajës. Duke denoncuar këtë fakt, në emër të PD-së, Eduard Halimi ka bërë të ditur se këta 595 banorë të rinj janë votues që kanë ardhur në Kavajë brenda 12 ditëve nëpërmjet 194 kontrata fiktive.
banesat fiktive (1)“Të 194 kontratat janë hartuar e nënshkruar personalisht nga Kryetari aktual dhe kandidati për zgjedhjet e 21 qershorit, Elvis Rroshi brenda 12 ditëve ku i jep në huapërdorje pronën e bashkisë 595 votuesve për të banuar vetëm 3 muaj pa shpërblim, nga data 24 prill deri në 24 korrik. Pra, për të banuar vetëm për qëllim të votimit pro tij në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit”, shprehet Halimi.
kontrata (1)Deputeti Eduard Halimi ka kërkuar nga Prokuroria të regjistrojë urgjentisht kallzimin penal të depozituar nga kreu i degës së PD-së së Kavajës, Ëngjëll Cara, si edhe të fillojë verifikimin menjëherë të ‎informacionit zyrtar që vjen nga zyrat shtetërore të gjendjes civile.
Thirrje Halimi ju ka bërë edhe partnerëve ndërkombëtarë që të monitorojnë këtë rast me vëmendjen maksimale dhe të mbështesin fuqimisht prokurorinë në marrjen e masave të menjëhershme për moslejimin e prodhimit të efekteve të këtij krimi elektoral dhe bllokimin e menjëhershëm që sot të kësaj skeme kriminale për zgjedhjet e 21 qershorit.
kontrata (2)“Partia Demokratike paralajmëron kryeministrin dhe kandidatët e tij, të tërhiqen menjëherë nga ky krim elektoral dhe nga çdo skemë e ngjashme anembanë vendit. Të mos i shkojë ndërmend as edhe një minutë se kjo skemë kriminale e manipulimit elektoral do të lejohet të funksionojë, apo që me votat e mazhorancës të përsërisë amnistinë që bëri për autorët e blerjes së votave në Korçë 2 vjet më parë”, thotë më tej deputeti demokrat Eduard Halimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY