Arrestohet në Elbasan Ardian Subashi, i dënuar 23 vjet burg në Itali

Arrestohet në Elbasan Ardian Subashi, i dënuar 23 vjet burg në Itali

704
0
Shares

Policia e Elbasanit ka arritur të ndalojë Ardian Subashin (Çollaku), 42 vjec, banues ne Elbasan, i shpallur ne kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi dhe dënuar me 23 vjet në Itali. Finalizohet kështu me sukses nga Specialistët e Sektorit per Narkotiket dhe Trafiqet ne Drejtorine e Policisë Elbasan operacioni i koduar “vazhdimi”.
Subashi u kap nga efektivat e policise,ne qender te qytetit Elbasan. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar ditën e djeshme nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Modenas, e ka dënuar me 23 vjet e 3 muaj e 17 ditë burgim per veprat penale te “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 110 dhe 600 të Kodit Penal Italian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY