Serbia “avantazh” në investimet dhe tregtinë me Shqipërinë – importet 8 herë...

Serbia “avantazh” në investimet dhe tregtinë me Shqipërinë – importet 8 herë më të larta se eksportet

88
0
Shares

Serbia ka qenë vitet e fundit shumë konkurrente në raport me Shqipërinë në tërheqjen e investimeve të huaja, sidomos nga Italia. Benetton, Ferrero Rocher, Geox janë disa raste, ku investitorët italianë, pasi kanë studiuar të dyja tregjet kanë zgjedhur Serbinë për të investuar…
 
Serbia në “avantazh” me Shqipërinë

monitor_importet-me-serbineShqipëria ka realizuar 3.5 për qind të gjithë volumit tregtar me Serbinë për 3 mujorin e parë të këtij viti, sipas statistikave të raportuara nga INSTAT.
Bizneset serbe kanë arritur të gjejnë rrugën për të çarë në tregun shqiptar. Për janar-mars 2015, totali i importeve nga Serbia drejt Shqipërisë ishte rreth 5.5 miliardë lekë (gati 40 milionë dollarë), me një rritje prej 16 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Grupi më i importuar është  “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, që zë 51 për qind të totalit. Grupi i dytë i produkteve që vijnë nga Serbia në Shqipëri janë “Ushqimet, pijet dhe duhan”, me 27 për qind të totalit, ku peshën kryesore e zë gruri. Më pas renditen lëndët kimike dhe plastike, me 9.2 për qind të totalit.
Eksportet shqiptare drejt Serbisë arritën në 650 milionë lekë për tre muajt e parë 2015, ose rreth 4.7 milionë euro. Pavarësisht rritjes me 3.5 herë që kanë shënuar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, eksportet drejt Serbisë mbeten shumë të ulëta në raport me importet. Sipas të dhënave të INSTAT, grupi më i eksportuar janë “minerale, lëndë djegëse, energji”, me 76 për qind të totalit, ku peshën kryesore e zë energjia dhe mineralet, ndërsa nafta nuk shitet në tregun serb.
Ashtu si dhe me importet “ushqimet, pijet dhe duhani” renditen të dytët, por në vlera shumë më të ulëta se produktet që blejmë nga shteti serb.
Vitet e fundit ka pasur përpjekje për të eksportua tekstile dhe sidomos këpucë, por eksportuesit vendas kanë arritur të realizojnë një qarkullim prej vetëm 200 mijë eurosh në tregun serb.
 
Serbia na “merr” dhe investitorët

monitor_eksporte-me-serbineNdërkohë Serbia ka qenë vitet e fundit shumë konkurrente në tërheqjen e investimeve të huaja, sidomos nga Italia. Benetton, Ferrero Rocher, Geox janë disa raste, ku investitorët italianë, pasi kanë studiuar të dyja tregjet kanë zgjedhur Serbinë për të investuar.
Aktualisht, Serbia është më agresivja në rajon për lehtësirat ndaj investitorëve.
Dy janë pikat më të forta. Përjashtimi nga tatimfitimi për tre vitet e para të aktivitetit dhe subvencionimi me 1500 euro për çdo punonjës të punësuar. Gjithashtu, toka për investimin ofrohet falas.
Serbia ofron edhe një avantazh tjetër, pasi ka shumë marrëveshje dypalëshe për tregti pa dogana, sidomos me ish-republikat sovjetike, duke i nxitur disa subjekte, që synojnë tregjet e ish Bashkimit Sovjetik të hapin biznese në Serbi, me synim shmangien e taksave të dyfishta, që duhet të paguajnë në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY