Skandali ilaçeve, me Sokol Skurën do të merret prokuroria

Skandali ilaçeve, me Sokol Skurën do të merret prokuroria

365
0
Shares

Pas nisjes së hetimeve lidhur me abuzimet e farmacive me skemën e rimbursimit të ilaçeve, njësia hetimorë Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranë ka zbuluar deri tani 47 farmaci që kanë abuzuar me ketë skemë. Këto farmaci janë evidentuar gjatë verifikimeve hap pas hapi, ndërkohë që sipas drejtuesve të Fondit të Sigurimeve Shoqërore, në skemën e abuzimit kanë qenë vetëm 4 farmaci.
Grupi hetimor konfirmon se aktualisht janë sekuestruar një sërë praktikash në lidhje me skemën e rimbursimit ndër të cilat janë 47 farmaci të dyshuara të përfshira në këtë skemë dhe mbi 600 receta fiktive pjesa më e madhe e tyre me ilaçe të sëmundjeve të rënda kancerogjene.
Ndërsa pritet që në ditët në vijim grupi hetimor të marrë në cilësinë e personave që kanë dijeni për skemën e rimbursimit, 20 drejtues teknik të farmacive të përfshira në këtë skemë dhe rreth 10 zyrtarë të fondit të kujdesit shëndetësorë mes tyre të drejtorisë së përgjithshme dhe drejtorisë së tiranës si dhe 15 mjekë të poliklinikave të lagjeve dhe spitaleve shtetërore.

Dëmi një milon euro
Hetimet e prokurorisë do të përfshijnë rimbursimin e ilaçeve që nga fillimi i vitit 2014, ndryshe nga sa parashikohej në denoncimin e bërë nga fondi i sigurimeve, që përshinte periudhën nga nëntori 2014 deri në prill të 2015. Recetat e falsifikuara nga organizatorët e kësaj skeme ishin ato të sëmundjeve kancerogjene. Kjo sepse, ilaçet për këto sëmundje kushtojnë më shtrenjtë dhe rimbursimi arrinte në shifrat 350-800 mijë lekë për një ilaç.
Gjithsej 420 mijë euro, sipas padisë u përfituan nga 4 farmaci fiktive vetëm në periudhën nëntor 2014- prill 2015. Por kjo shifër financiare pritet të fryhet akoma dhe më tepër gjatë fazës së hetimit, pasi abuzimi llogaritet në rreth 1 milion euro. Menjëherë pas rimbursimit të kësaj shume, auditi i zyrës së anti-korrupsionit në kryeministri ka hartuar një raport prej 50 faqesh për këtë skandal.

Implikimi i Sokol Skurës
Në raport konstatohen shkeljet e dhjetëra farmacive dhe shkelje të tjera që kapin shifra abuzimi astronomike. Kështu shkelje janë mbajtur të fshehta për disa muaj, derisa u përcollën më pas në prokurori. Në mesin e përfituesve janë edhe të afërmit e zëvendësdrejtorit aktual të Fondit të Sigurimeve të kujdesit të detyrueshëm shëndetësor, Sokol Skura. Bashkëshortja dhe kunata e zëvendësdrejtorit Skura, thuhet në raport kanë përfituar ilaçe të rimbursueshme nga këto kontrata, duke shtuar se në asnjë rast farmacitë e tyre nuk janë kontrolluar.
Mosdorëzimi i këtij raporti, mund të ketë pasur qëllimin që drejtuesit e këtij institucioni kanë dashur të përqendrojnë hetimin e prokurorisë vetëm në këto 4 farmaci. Mes farmacive që do të verifikohen janë edhe kontratat e të afërmve të zëvendësdrejtorit Skura, i cili në këto zgjedhje është përfshirë në listat e këshilltarëve bashkiakë në Librazhd.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY