Keti Bazhdarin “ia ngecin” LSI-së, pritet një vendim i rëndë

Keti Bazhdarin “ia ngecin” LSI-së, pritet një vendim i rëndë

57
0
Shares

Partia Socialiste shet te LSI, Keti Bazhdarin!
Një fakt i tillë bëhet i ditur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në një postim në “Facebook”, shton gjithashtu se Bazhdari që e ka kuptuar këtë lojë të turpshme është në prag të një vendimi të rëndë.

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”


“Partia Socialiste shet te LSI, Keti Bazhdarin!”
“Të dashur miq, Edi Rama, pasi e pa se në Shkodër rezultati i 2013 është përmbysur, shiti te LSI Keti Bazhdarin ose në të vërtetë e flaku në rruge pasi nuk kishte thënë kurrë më parë se militantja e PS, anëtarja e forumeve të larta të kësaj partie, nuk është kandidate e PS po e LSI-së!
Këtë lajm e dha deputeti i PS, Tom Doshi, por e konfirmoi edhe i ngarkuari i Ramës për tratativa me Doshin, deputeti Balla. Cinizmi i ‘aleancës së qelbësirave’ nuk ndalet me kaq. LSI u bën thirrje zgjedhësve dhe blenë vota me xhinse, të brendshme, etj., etj., vetëm për këshilltarët dhe asnjë për Ketin!
Zonja Bazhdari e ka kuptuar të gjithë lojën e turpshme që aleanca e majtë po luan në kurriz të saj dhe pritet që këto ditë mund të marrë një vendim tejet të rëndë!”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY