Rama për Athinën: Nuk jemi zotuar të mbyllim sytë

Rama për Athinën: Nuk jemi zotuar të mbyllim sytë

61
0
Shares

Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin serb Vucic, kryeministri shqiptar Rama u përgjigj edhe lidhur me tensionet e fundit të Tiranës me Athinën. “Me Greqinë kemi një marrëdhënie të gjatë të fqinjësisë së mirë, kemi një partneritet të nënvizuar strategjik dhe nuk kemi absolutisht asnjë lloj problemi me qeverinë e Athinës. Unë e kam uruar kryeministrin Tsipras, e kam ftuar për një vizitë në Tiranë, do të isha i lumtur të vizitoja Athinën dhe nga ana tjetër nuk shoh asnjë arsye në botë që as Athina e as qarqe mendimtarësh ose politikanësh në Tiranë të çuditen se pse shteti shqiptar kërkon nga autoritetet greke bazuar në praktikat rutinore të së drejtës ndërkombëtare, kërkon informacion për kërkimet në det. Përpjekja jonë për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të zgjidhur një çështje, që për ne është e interesit kombëtar, siç është çështja e kufirit detar. Ne duam të vijojmë bashkëpunimin siç ka ndodhur me të shkuarën. Kemi zgjidhur problemin për toponimet dhe kemi mbajtur hapur kanalet e dialogut në lidhje me detin. Ne nuk kemi ndërmend të negociojmë për interesin kombëtar për dialog me fqinjët. Ne nuk jemi zotuar të mbyllim sytë kur shfaqet një problem që nuk e kemi krijuar ne”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY