FOTO/ Shpallet projekti fitues i ishullit në lumin Osum

FOTO/ Shpallet projekti fitues i ishullit në lumin Osum

91
0
Shares

Shpallet projekti fitues i ishullit në lumin Osum, pranë qytetit të Beratit.
Projekti fitues i këtij konkursi ndërkombëtar është studio “UNLAB, OPENFABRIC, CoRDA”.
Sipas këtij projekti fitues, lumi është elementi kryesor në qendër të projektit. Varësia e ishullit të Osumit ndaj lumit është aq e madhe sa vështirë të përcaktosh formën e ishullit që ndryshon vazhdimisht në varësi të nivelit të ujit. Në propozimin e saj skuadra paraqet një sistem që eliminon rreziqet dhe dobësitë duke zhvilluar identitetin kulturor dhe rekreativ të ishullit.
v2_copy_1Ndërkohë në vendin e dytë u shpall projekti i studios “Felixx, William Veerbeek UNESCO-IAL, Universiteti POLIS”.
Propozimi i studios Felixx, William Veerbeek UNESCO-IAL, Universiteti POLIS, lidhej me zhvillimin e ishujve të lumit të Osumit në mënyrë që të krijohet një rrjedhje më e mirë e tij në çdo stinë. Propozohet një sistem i ri i strukturave në shtratin e lumit, i cili shkakton një erozion të kontrolluar dhe depozitimin e sedimenteve të lumit për të krijuar një zhvillim relativisht të qëndrueshëm.
v3Në vendin e tretë u klasifikua studio “KWY,Yellow Office, Jan Bünnig, Studio PS96, Elian Stefa” me projektin “Panorama e Osumit” .
Në këtë projekt ishulli konceptohet si vendi ku natyra dhe zhvillimi urban bashkohen me njëra-tjetrën ku njerëzit bashkëpunojnë dhe bashkëjetojnë.


Studiot fituese
Vendi i parë –
“UNLAB, OPENFABRIC, CoRDA”
Vendi i dytë – “Felixx, William Veerbeek UNESCO-IAL, Universiteti POLIS”
Vendi i tretë – “KWY,Yellow Office, Jan Bünnig, Studio PS96, Elian Stefa”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY