Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi është dënuar me 15 vjet burg sot nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, nën akuzën e kryerjes së krimeve të luftës. Bashkë me të janë dënuar edhe disa ish-anëtarë të UCK-së mes të cilave Sami Lushtaku, kryetar i komunës së Skënderajt.
Disa nga njerëzit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë marrë 53 vite burg për krime lufte. Procesi gjyqësor i EULEX’it ndaj komandantëve kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte nisur para dy vitesh dhe tek sot u mor një vendim i shkallës së parë për t’i dënuar ata.
Disa ish-drejtues e luftëtarë të UCK që u dënuan janë Jahir Demaku me 6 vjet burgim; Zeqir Demaku me 7 vjet dhe Isni Thaqi me 7 vjet.
Me nga tri vjet burgim janë dënuar: Agim Demaj, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, Bashkim Demaj, Driton Demaj e Selman Demaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/