Arrin në 3 numri i të vrarëve në mes të Tiranës. Njëri...

Arrin në 3 numri i të vrarëve në mes të Tiranës. Njëri pronar i një lokali të njohur

49
0
Shares

Edhe personi i tretë i plagosur rëndë tashmë ka humbur jetën në spitalin traumës në Tiranë. Policia ka ndaluar 5 persona dhe duket se të gjithë personat kanë qënë në makina kur ka nisur shkëmbimi i zjarrit. Më pas disa prej tyre kanë dalë dhe kanë vrapuar në anë të trotuarit. Dy makina jane te ngjitura ne trotuar dhe jane makina luksoze. Përleshja ka ndodhur në orën 6.50 pasdite. Viktima e parë quhet M.Lufi. Disa burime thonë se në përleshje janë të përfshirë persona me biznes. Njëri prej tyre pronar i një lokali të njohur në Tiranë.Vendi i vrasjes është në mes të Tiranës, në bulevardin kryesor ku ak edhe shumë lëvizje, mes maternitetit dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Sot në Tiranë ka pasur në rrugë të paktën 1600 forca policie si dhe oficerë të shërbimeve të ndryshme.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë dhe drejtori i Tiranës janë në vendngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY