Tiranë, emrat e 3 të vrarëve. Nipi ka vrarë për dajën. Lufi...

Tiranë, emrat e 3 të vrarëve. Nipi ka vrarë për dajën. Lufi u plagos pak muaj më parë te Komuna e Parisit

61
0
Shares

Viktima e parë e identifikuar quhet Mentor Lufi 32 vjec, Besnik Sulku, Gerti Goxhaj, 33 vjec. Të tre janë nga Lura. Kanë pasur përplasje të tjera më parë për plagosje. Por po hetohet edhe pista e hakmarrjes, pasi viktimat kanë plagosur dajën e autorit kryesor të dyshuar për këtë vrasje. Policia ka arrestuar dy persona që mendohet se kanë kryer vrasjen e tre të tjerëve në qendër të Tiranës rreth orës 6.50 pasdite. Po ashtu policia ka ndaluar 5 persona. Personat e përfshirë në përleshjen me armë kanë qënë në makina. Më pas disa prej tyre kanë dalë dhe kanë vrapuar në anë të trotuarit. Përleshja ka ndodhur në orën 6.50 pasdite. Të gjitha viktimat janë qëlluar me armë pistoletë. Disa burime thonë se në përleshje janë të përfshirë persona me biznes. Mentor Lufi i mbijetoi një atentati tek Komuna e Parisit pak kohë më pare tek lokali Dante.

perpalsaj origjinale 2
Vendi i vrasjes është në mes të Tiranës, në bulevardin kryesor ku ka edhe shumë lëvizje, mes maternitetit dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Sot në Tiranë ka pasur në rrugë të paktën 1600 forca policie si dhe oficerë të shërbimeve të ndryshme.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë dhe drejtori i Tiranës janë në vendngjarje.

perplajsa oriogjinale 1

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY