Hiqen flamujt e simbolet e PD në Paskuqan

Hiqen flamujt e simbolet e PD në Paskuqan

196
0
Shares

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugët “Demokracia”, “Lidhja e Prizrenit” e “Besim Çera”, si dhe pranë shkollës “Jashar Hoxha” në Paskuqan, janë hequr të gjithë flamujt e Partisë Demokratike dhe banderolat e kandidatit të PD-së dhe Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, Xhelal Mziu.

mziu flamuj 1

Partia Demokratike dega Paskuqan, e ka dënuar ashpër si një akt vandal që cenon rëndë procesin zgjedhor në këtë njësi administrative. Një veprim i tillë aspak qytetar dhe për më tepër kriminal nuk mund të bëhet kurrsesi pa mbështetje politike dhe garanci të policisë lokale, e cila ka për detyrë të garantojë paprekshmërinë e simboleve partiake në këtë proces zgjedhor.

Sa i përket Paskuqanit, ky është një rast i paprecedentë, pasi në asnjë fushatë zgjedhore veprime të tilla nuk janë ndeshur. I bëjmë thirrje kandidatit të PS-së dhe drejtuesve të strukturave lokale të degës së kësaj partie të kenë durim dhe të administrojnë me qetësi humbjen e padiskutueshme që i pret më 21 qershor, thuhet në një deklaratë të degës së opozitës në Paskuqan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY