FOTO/ Krujë, asgjësohen 1370 bimë narkotike, prangoset 21 vjeçari

FOTO/ Krujë, asgjësohen 1370 bimë narkotike, prangoset 21 vjeçari

89
0
Shares

Në vazhdimësinë e aksioneve për luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, nga ana  e Efektivëve të Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë mesditës së datës 27. 05. 2015 është finalizuar me sukses operacioni “Krastë 2015”.
ck2Si pasojë e këtij operacioni, efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin, Emirjan Voga,21 vjeç,banues në Krujë. Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga një kontroll në  pronën e tij iu gjetën 11 parcela të mbjella me rreth 1 370  bimë narkotike  të dyshuar të llojit cannabis sattiva, në lartësi 20 – 50 cm.
ck3Bimët dyshohet të jenë të llojit canabis sattiva, ku u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë  e tyre u morën në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy armë zjarri automatike ,model 56  të kalibrit 7.62 mm, pesë krehra automatiku dhe 121 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
ckMaterialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 278/4  dhe 278/4 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY