FOTO/ Gjirokastër, falimenton biznesi fason të cilit Erion Veliaj i kishte uruar...

FOTO/ Gjirokastër, falimenton biznesi fason të cilit Erion Veliaj i kishte uruar “punë të mbarë”

120
0
Shares

Administratorja M. X. i besoj verbërisht premtimeve të rilindjes, por prej gjashtë muajsh, zonja që ka administruar një fason në lagjen “Zinxhira” ka falimentuar dhe bashkë me të rreth 100 punonjëse sot janë të papunë.
erion-veliaj2Përpara 23 qershorit 2013 kishte punë me bollëk. Në bashkëpunim me një biznesmen grekë, ajo ngriti një biznes të suksesshme.
Taksat dhe sigurimet e punonjësve i paguante rregullisht, sepse siguronte të ardhura të kënaqshme nga biznesi.
“Sinqerisht biznesi që administroja ishte një histori suksesi. Punoja ditë e natë”, tregon Adelina.
erion-veliaj3Sipas saj, biznesi nisi të rrokulliset pas ardhjesh në pushtet të së majtës.
“Sinqerisht besova në programin e rilindjes, madje e votova sepse premtuan uljen e taksave, por ndodhi e kundërta”, thotë M.
Rreth një vit më parë ky biznes u vizitua edhe nga Erion Veliaj, i cili premtoj fond për nxitjen e punësimit, gjë që rezultoi mashtrim.
“Rritja e energjisë elektrike, si dhe dyfishimi i taksës solli falimentimin e fasonit. Të paktën 100 punonjëse tashmë janë të papunë”, vijon ajo.
erion-veliaj4Sherife A., nëna e tri fëmijëve të mitur, e vlerëson shkatërruese ekzistencën e familjes së saj, qysh ku fasoni u mbyll gjashtë muaj më parë.
“Isha mirë e bukur. Të paktën 500 euro në muaj nxirrja nga puna e përpunimit të kartonit, por tashmë po diskutoj bukën e fëmijëve”, thotë Sherifeja.
Për të, falimentimi i ka shkaktuar një dramë, sepse nuk ushqen dot fëmijët, pasi edhe burri është i papunë.
“Ishim keq përpara 23 qershorit 2013, por sot jemi keq e mos me keq. Këtë e mundësoj Erioni dhe rilindja e tij. Edhe ndihmën ekonomike pa hoqën, sepse sipas tyre unë jam e aftë për punë”, shprehet Sherifeja e revoltuar nga zhgënjimi i premtimeve bosh.
erion-veliaj5Më tej, Sherifja tregon se ka kërkuar punë në Zyrën e Punësimit, por nuk ka gjetur.
“Erioni është një kokërr mashtruesi. Unë nuk marrë vesh se si funksion një biznes, megjithatë jam e bindur se unë e humba vendin e punës nga rritja e taksës së rilindjes”, thekson Sherifeja dhe sakaq largohet drejt banesës së saj.
erion-veliaj6Rreth një vit më parë, në 1 gusht 2014, ish-ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, lajmëronte publikisht edhe në web-siten e ministrisë së kishte nisur nga qyteti i Gjirokastrës turin “Punë e mbarë”, një nismë vizitash në të gjitha ato biznese që përfituan nga Fondi i Nxitjes së Punësimit duke punësuar më shumë se 3 mijë njerëz. Për ironi të fatit, vizitën e parë, Veliaj e bëri në biznes fason i cili tashmë ka falimentuar, pasi ju premtua fondi prej 2.7 milionë dollarë, por nuk ju dha, megjithëse Erion Veliaj e shpalli fitues.
“Po e fillojmë nga Gjirokastra turin ‘Punë e mbarë’ për t’i treguar të gjithë shqiptarëve se kush janë përfituesit dhe 3 mijë të punësuarit nga Fondi i Nxitjes së Punësimit. Sepse taksapaguesi duhet ta dijë se kush po ndihmohet me taksat e tij”, deklaronte Erion Veliaj, rreth një vit më parë.
erion-veliajPor pa kaluar ende një vit, me sa duket urimi “punë e mbarë”, ka qenë mallkim për 100 punonjësit e papunë të fasonit  të falimentuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY