Durrës, arrestohet në port, italiani i armatosur me kallashnikov

Durrës, arrestohet në port, italiani i armatosur me kallashnikov

49
0
Shares

Burime të policisë së Durrësit bëjnë të ditur se, nga Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Durrës u ndalua shtetasi, Gino Negro, 32 vjeç,shtetas Italian.
Ndalimi i tij u bë pasi, më datë 27. 05. 2015, në pikën e kontrollit te automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës,  gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej prej tij tip xhip me  ngjyrë blu me targa EV 113 WV, iu gjet një armë zjarri automatik tip kallashnikov.
Nga ana e policisë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: mjeti tip xhip,me targa EV 113 WV, arma e zjarrit automatik ,tip kallashnikov dhe, rreth 722 fishekë.
Veprimet hetimore për këtë ngjarje po kryhen nga Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikimit të armëve dhe municioneve” parashikuar nga neni 278/a/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY