Naço: Të ndryshojë Kushtetuta, Presidenti dhe ministri i Drejtësisë, jo anëtarë të...

Naço: Të ndryshojë Kushtetuta, Presidenti dhe ministri i Drejtësisë, jo anëtarë të KLD-së

44
0
Shares

Sot në Tiranë janë mbledhur përfaqësues nga 14 shtete, pjesë e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave për Gjyqësorin, për të diskutuar rreth shkëmbimit të ideve dhe eksperiencave në fushën e gjyqësorit.
I pranishëm në takim, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, theksoi rëndësinë e një aktiviteti të tillë ne shkëmbimin e përvojave dhe ideve në fushën e reformimit të sistemit gjyqësor. Ai theksoi se reforma në drejtësi është sfida me të cilën përballet vendi ynë në kuadër të reformave integruese në BE.
Ndërsa ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, propozoi se mund të bëhen dhe ndryshime kushtetuese, dhe sipas tij, mund të mos jetë anëtar as Presidenti dhe as ministri i Drejtësisë në KLD dhe kompetencat e Presidentit në KLD, ti marrë kryetari i Gjykatës së Lartë
Rrjeti Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave për Gjyqësorin, mbledh përfaqësues të organizatave gjyqësore administrative nga vendet e SEECP si Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Italia Republika e Moldavisë, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia, Hungari (Hungaria është pjesëmarrëse në këtë organizëm me dy institucione të saj).
Ky bashkëpunim ndërkombëtar i përfaqësuesve të autorizuar të Autoriteteve Rregullatorë Gjyqësore të rajonit të Ballkanit ka filluar në vitin 2006.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY