Vrasja e trefishtë te Shkencat, atentatorët prej ditësh në ndjekje me motor...

Vrasja e trefishtë te Shkencat, atentatorët prej ditësh në ndjekje me motor të viktimave

62
0
Shares

Atentatorët e djeshëm në Tiranë, Besnik Sulku i cili mbeti i vrarë dhe shtetasi italian Lettizia Salvatore, lëviznin me motor përpara se të kryenin atentatin. Të njëjta burime të policisë, bëjnë të ditur gjithashtu se Sulku dhe shtetasi italian i kane ndjekur për disa ditë Lufin dhe Goxhajn.
“Pas një punë intensive Policia e Tiranës ka bërë të mundur zbulimin e mekanizmit të ngjarjes si edhe gjetjen e provave te cilat implikojnë shtetasin Italian, Letizia Salvatore, 34 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua edhe arma e 3 (trete) e krimit, pistolete tip ‘Glock’ 17 si edhe motori tip ‘Scooter’ i përdorur nga atentatorët Besnik Sulku i cili ndërroi jetë nga plumbat e shtetasit Markeljan Doci, si edhe shtetasit tjetër italian i cili ndodhet ne mjediset e Drejtorisë së Tiranës ku po punohet lidhur me provat e gjetura”, bën të ditur policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY