Vucic pranon “de facto” kryeministrin e Kosovës, shtrëngon dorën me Mustafën

Vucic pranon “de facto” kryeministrin e Kosovës, shtrëngon dorën me Mustafën

53
0
Shares

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë shtrënguar duart në nisje të Forumit Ekonomik të Vjenës, që po zhvillon punimet në Tiranë.
Ata janë fiksuar nga kamerat teksa përshëndeten me buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh.
Ndryshe nga paralajmërimet në thashethemnajë, ata u ulën përkrah njëri-tjetrit në karriget e Kryeministrave që përfaqësojnë dy shtetet e tyre, duke dëgjuar edhe deklaratat respektive.
Ndërkohë që një ditë më parë mediat serbe shkruan se Vuçiç ishte shprehur se nëse Isa Mustafa do të prezantohej si kryeministër i Kosovës, ai do të braktiste panelin.
Me këtë shtrëngim duarsh, Vuçiç “de fakto” pranon kryeministrin e shtetit të Kosovës, për të cilën një ditë më parë tha se “është pjesë e jona”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY