Patozi e akuzon, Meta bën zëdhënësin e AKU-së

Patozi e akuzon, Meta bën zëdhënësin e AKU-së

72
0
Shares

Deputeti i PD-së, Astrit Patozi akuzoi rëndë kryetarin e Kuvendit, Ilir Metën për situatën e krijuar në Vorë. Ai tha se në Vorë po mbizotëron një gjendje luftë, dhe se kreu i Kuvendit, Ilir Meta po përdor policinë dhe bandat kriminale në mënyrë që ta marrë me çdo kusht Vorën
“Kam pasur rastin të ndjek pesë fushata në Vorë dhe asnjëherë s’ka pasur probleme. Po këtë radhë atje mbizotëron atmosferë luftë, ka ankth të pazakontë në çdo fshat. Njerëzit janë po ata. Të gjithë e dimë që atje s’ka as naftë dhe as florinj që t’i rritet vlera. Po ca ka ndodhur atje që policia është përfshirë në fushatë në funksion të bandave kriminale të pushtetit? Çfarë e trimëron policinë dhe bandat kriminale që janë vendosur në Vorë për Metën. Meta është ne qendër të vëmendjes dhe të asaj që po ndodh atje. Nuk e di se përse kërkon ta fitojë me çdo kusht Vorën, po përsëri s’ka asnjë shans. Përse ky njeri kërkon të kandidojë për Vorën. Nëse do të kandidojë, le të japë dorëheqjen nga kryetar Kuvendi, dhe të garojë për kryetar bashkie përballë Fiqiri Ismaliti. Kandidati i opozitës në Vorë ka për kundërshtar në zgjedhje Ilir Metën”, tha Patozi.
Më tej ai e cilësoi të paligjshme dhe kriminale mbylljen e biznesit të kandidatit të PD-së, Fiqiri Ismailit nga AKU disa ditë më parë. Ai akuzoi Ilir Metën drejtpërdrejt se qëndron pas këtij skandali.
“Është e paprecedentë pezullimi i biznesit të kandidatit të opozitës. Njerëzit e Ilir Metës qëndrojnë pas këtij skandali kriminal. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Ilir Meta po i thyen të gjitha limitet”, tha Patozi.
Më tej ai paraqiti analizat e miellit të bllokuar, në nxjerra nga një laborator i certifikuar italian, sipas të cilit, mielli ishte totalisht i pastër.
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta duke reaguar pas fjalës së deputetët demokrat, i quajti akuzat e bëra në adresë të tij shpifje, ndërkohë që Patozin e etiketoi si “zëdhënës të Fiqos”.
Më tej Meta mori rolin e zëdhënësit të AKU-së dhe sqaroi, sipas tij, situatën për bllokimin e fabrikës së miellit të kandidatit demokrat të Vorës.
“Sa për bllokimin e fabrikës së gruas së kandidatit në Vorë, jam njohur nga konferenca juaj për shtyp, ku më akuzonit mua direkt, unë kam biseduar me ministrin Panariti, e kam pyetur, më ka thënë që janë bërë disa kontrolle në disa fabrika se ka pasur probleme, është gjetur alfatoskinë që është kancerogjene dhe me problem për njerëzit, i kam kërkuar të bëjë analizat në BE, të njoftojë misionin e ODIHR këtu dhe nëse analizat dalin si thoni ju do mbajnë përgjegjësi ata persona që kanë bërë inspektim, nëse del ndryshe ju do kërkoni falje si njeri civil që besoj se jeni”, tha Meta.

Debatet Astrit Patozi – Ilir Meta


Astrit Patozi – Kam pasur rastin të ndjek pesë fushata në Vorë dhe asnjëherë s’ka pasur probleme. Po këtë radhë atje mbizotëron atmosferë luftë, ka ankth të pazakontë në çdo fshat. Njerëzit janë po ata. Të gjithë e dimë që atje s’ka as naftë dhe as florinj që t’i rritet vlera. Po ca ka ndodhur atje që policia është përfshirë në fushatë në funksion të bandave kriminale të pushtetit? Çfarë e trimëron policinë dhe bandat kriminale që janë vendosur në Vorë për Metën. Meta është ne qendër të vëmendjes dhe të asaj që po ndodh atje. Nuk e di se përse kërkon ta fitojë me çdo kusht Vorën, po përsëri s’ka asnjë shans. Përse ky njeri kërkon të kandidojë për Vorën. Nëse do të kandidojë, le të japë dorëheqjen nga kryetar Kuvendi, dhe të garojë për kryetar bashkie përballë Fiqiri Ismaliti. Kandidati i opozitës në Vorë ka për kundërshtar në zgjedhje Ilir Metën. Është e paprecedentë pezullimi i biznesit të kandidatit të opozitës. Njerëzit e Ilir Metës qëndrojnë pas këtij skandali kriminal. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Ilir Meta po i thyen të gjitha limitet.
Ilir Meta – Meqë fole si zëdhënës i biznesit të Fiqos, të them se nuk merrem me shpifjet e bëra. Sa për  merakun për standardet e zgjedhjeve, ju u krenuat pasi varrosët 30 vetë në Gërdec pasi fituan fuqishëm atje. Nuk e di që ka ndonjë poster në emrin tim në Vorë, shumë gabim nëse ka, do të marr informacion e nëse ka do të hiqet menjëherë, por unë nuk kam dijeni.  Sa për bllokimin e fabrikës së gruas së kandidatit në Vorë, jam njohur nga konferenca juaj për shtyp, ku më akuzonit mua direkt, unë kam biseduar me ministrin Panariti, e kam pyetur, më ka thënë që janë bërë disa kontrolle në disa fabrika se ka pasur probleme, është gjetur alfatoskinë që është kancerogjene dhe me problem për njerëzit, i kam kërkuar të bëjë analizat në BE, të njoftojë misionin e ODIHR këtu dhe nëse analizat dalin si thoni ju do mbajnë përgjegjësi ata persona që kanë bërë inspektim, nëse del ndryshe ju do kërkoni falje si njeri civil që besoj se jeni.
Astrit Patozi – S’kam qenë zëdhënës i askujt, por nuk do e kisha për turp të isha edhe zëdhënës i një biznesi të ndershëm e të ligjshëm. Akuzat e mia janë të qarta e janë politike. Para fushatës slogani juaj ishte ‘me qetësi e dashuri’, po shoh që ju kemi humbur qetësinë, dhe ka ngelur dashuri, por këtë nuk e keni pasur kurrë.
Ilir Meta – Të jeni i sigurt që do vazhdojë me qetësi e dashuri, për çdo biznesmen me pasuri të paligjshme, ju ligjet i dini, shkoni në prokurori.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY