Interpol Tirana ekstradon drejt Suedisë trafikantin e armëve

Interpol Tirana ekstradon drejt Suedisë trafikantin e armëve

56
0
Shares

Zyra Qendrore Interpol Tirana, kreu sot ekstradimin nga Shqipëria drejt Suedisë, të të dënuarit, shtetasit suedez, Lars Tommy Rosen,35 vjeç, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale”Kontrabandë e rëndë me armë”.
Si rezultat i bashkëpunimit te Interpol Tirana dhe Interpol Stokholm/Suedi u realizua transferimi i të dënuarit Lars Tommy Rosen, për të kryer dënimin në Suedi.
Në Aeroportin e Rinasit ky shtetas  ju dorëzua eskortës Suedeze.
muriqan_3Lars Tommy Rosen u arrestua nga policia e kufirit në pikën e kalimit Kufitar të Muriqanit, në datën 5 shtator 2012, ndërsa po transportonte 9 pistoleta të llojit “Ekol Special” të kalibrit 9 milimetra me destinacion Gjermaninë, të cilat u gjetën në autobusin e linjës Prishtinë-Hamburg. Suedezi iu ishte bashkuar pasagjereve të tjerë në qytetin e Gjakovës dhe deri në momentin e kontrollit nuk kishte shfaqur asnjë shenjë të dyshimit për pistoletat, të cilat po i transportonte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY