Një serë moderne në Berat për kanabisin që reklamon Kokëdhima

Një serë moderne në Berat për kanabisin që reklamon Kokëdhima

316
0
Shares

Një serë e maskuar ku është mbjellur kanabis në një fshat të Beratit është zbuluar nga policia. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, në fshatin Samaticë, Komuna Kutalli, efektivat e policisë kanë gjetur dhe asgjësuar 1762 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si Canabis Sativa të cilat varionin nga 20-40 cm të larta. Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, Artan Çela, 36 vjeç, banues në Samaticë, pasi dyshohet të jetë autorë i kultivimit të 1762 rrënjë bimë narkotike të gjetura në këtë fshat. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje si dhe verifikimin nëse ka persona të tjetë të implikuar në këtë vepër penale .
Numri i parcelave të mbjella me kanabis është shtuar shumë kohët e fundit, pas një fushate mediatike, lobimi dhe ndërkombëtare që ka ndërmarrë për legalizimin e tij, Koco Kokëdhima, një prej deputetëve më të afërt me kryeministrin Rama.
Kjo serë që shikoni në foto nuk mund të ndërtohej në zona lehtësisht të investiguara nga policia nëse nuk do të kishte ndonjë frymëzim të besueshëm që do të ndëshkohej deri në marrjen e prodhimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY