Rikonstruksioni i ministrisë së Arsimit, sa ndërtimi i një shkolle të re...

Rikonstruksioni i ministrisë së Arsimit, sa ndërtimi i një shkolle të re në Kamëz

67
0
Shares

Akuza për shpërdorim fondesh nga ana e ministrisë së Arsimit, janë bërë publike sot në sallën  e Kuvendit. Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ministren e Arsimit, Linidta Nikolla, për shpenzimet, sipas tij, për rikonstruksionin e godinës së kësaj ministrie, që shkojnë sa ndërtimi i një shkolle të re në Kamzë.
berishaaa“Nuk do i lejoj vetes të them atë që meriton por ju ftoj ju dhe deputetët të vizitoni një shkollë të ndërtuar me paratë e BB-së në Kamëz me vlerë 1.3 milionë euro dhe merrni me mend shpenzimet e 1.2 mln eurove për rindërtimin e Minsirtisë së Arsimit… Ndaj të thuash ti këtu se do shpenzoj 1.2 milionë euro dhe s’është gjë për Ministrinë, sigurisht s’ke faj ti, se ti bashkë me Ramën tënd po vendos me shpetjësi të rrufeshme sistemin e korrupsionit”, deklaroi Berisha nga podiumi Kuvendit.
Berisha ka reaguar edhe lidhur me akuzat e Nikollës për ish-ministrin e Arsimit, Myqyrem Tafaj, i cili është paditur penalisht për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte ministër.
“Nuk i afrohesh dot këtij burri”, u shpreh Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY